PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Audit i Brendshem



HR Abissnet sh.a.
06.10.2011, 10:18
Shoqeria Abissnet sh.a. eshte ISP-ja me e madhe ne Shqiperi me objekt te aktivitetit te saj kryerjen e sherbimeve te nderlidhjes me internet, e-mail, webhosting, telefoni etj. per abonente te ndryshem. Kjo shoqeri eshte themeluar ne vitin 2000 dhe ka nje shtrirje prej 90% ne te gjithe territorin e Shqiperise .

Kompania Abissnet sh.a. paraqet oferten e punes si me poshte vijon :

Audit i Brendshem

Pershkrim I Pergjithshem
Auditi i Brendshem do te kryejne kerkime dhe hetime proceduriale, analiza, dhe vlersime ne lidhje me funksionin e auditimit te brendshem.

Detyrat dhe Funksionet

Analizon dhe mbeshtet ne analizen gjate auditimit te nje departamenti apo njesie te shoqerise.


Kontrollon dhe vlereson veprimtarite e njesive te shoqerise si dhe punen individuale te punonjesve te shoqerise per te percaktuar perputhshmerine me rregulloret, standarded, procedurat dhe politikat e shoqerise.


Zhvillon dhe menaxhon sistemin e informatizuar te regjistrimit dhe raportimit te auditit te brendshem.


Detyrat Kryesore


Kryen kontrolle dhe verifikime te procedurave te ndjekura gjate proceseve te punes ne cdo njesi te shoqerise si dhe perpilon raportet perkatese.


Bashkerendon dhe menaxhon angazhimin e njesive apo punonjesve perkates ne procesin e kryerjes se auditimit te brendshem.


Mbledh, analizon dhe vlereson te dhenat e siguruara gjate procesit te auditimit dhe perpilon raporte informative per drejtuesit e shoqerise.


Ndjek dhe kontrollon zbatimin e vendimeve te auditimit te miratuara nga Keshilli Ekzekutiv.
Edukimi dhe Qualifikimet Personale


Diplome Universiteti ne nje nga deget e Fakultetit Ekonomik.
Eksperienca te meparshme ne fushen e Finances, 2-3 vjet.Perparesi, eksperienca ne Shoqeri Telekomunikacioni.
Njohje te mire te Gjuhes Angleze.
Aftesi te mira kompjuterike, Njohja e Programeve te paketes Office .

Ju lutemi te interesuarve te paraqesin dokumentacinin e meposhtem prane ketyre adresave:

Curriculum Vitae
Fotokopje te noterizuara te deftesave, ose deshmive te institucioneve arsimore te ndjekura
Liste Notash e Noterizuar
Fotokopje e dokumentit te identifikimit (karte identiteti, ose pashaporte biometrike)
Deshmi e aftesise per Ndihmen e Shpejte te leshuar nga Kryqi i Kuq Shqiptar
Vertetim Mjekesor
Certifikate provimi per nivelin e zoterimit te gjuhes se huaj
Fotokopje e deshmise se aftesise per drejtim automjeti
Referenca nga punedhenes te meparshem
Fotokopje e Librezes se Punes personale, te plotesuar nga punedhenesi i meparshem
Fotokopje e Librezes se Sigurimeve Shoqerore dhe Shendetesore personale, te plotesuar ne menyre te rregullt
Deshmi Penaliteti
Leter Motivimi

Rruga: "Ismail Qemali", Pallati Abissnet, Tirane.
Telefon: 044300001/260