PDA

View Full Version : Berat, ofroj vend pune Keshillues Biznesi Agro



ProCredit Bank Albania
08.03.2011, 11:48
http://njoftime.com/images/biznesi/pcb_logoa.gif

Grupi ProCredit përfshin 21 institucione financiare të cilat fokusohen në sigurimin e shërbimeve bankare për biznese shumë të vogla, të vogla dhe të mesme në ekonomitë në tranzicion dhe vendet në zhvillim. Për këto biznese ne përpiqemi të jemi "banka partnere", e cila ofron shërbime financiare transparente dhe gjithëpërfshirëse. Rritja e këtyre bizneseve kontribuon në zhvillimin ekonomik dhe
promovon krijimin e vendeve të reja të punës.


Përveç kësaj përpiqemi për të zhvilluar një kulturë kursimi midis individëve privatë dhe për të ofruar shërbime të përgjegjshme dhe transparente bankare për ata që jetojnë dhe punojnë në zonat në të
cilat ne operojmë.


Ne kërkojmë të punësojmë për degën e Beratit:



Këshillues Biznesi Agro


Përgjegjësitë tuaja kryesore:

· Krijimi dhe ruajtja e një portofoli kredie sa më cilësor.
· Promovimi në tërësi i marrëdhënies klientë-bankë.
· Mbledh përpunon dhe analizon të dhëna lidhur me besueshmërine dhe aftësinë paguese për klientёt.
· Vlerësimi i riskut të aplikimeve të kredisë.
· Paraqitja e rasteve në Komitetin e Kredisë.
· Sigurimi i një shërbimi të shkëlqyer për klientin.
· Shitja e produkteve të tjera të bankës pranë klientëve ekzistues dhe klientëve të mundshëm.
· Administrimi dhe monitorimi i portofolit ekzistues të kredisë.
· Nxitja dhe zbatimi i strategjive të veprimit për kreditë në vonesë ose që rrezikojnë të mos paguhen.

Nëse ju identifikoheni me qëllimet dhe vlerat etike të kompanisë sonë, jeni kuriozë për vende dhe kultura të tjera, si dhe keni kualifikimet e mëposhtme:

· Diplomë universitare në fushat ekonomike.
· Preferohet përvojë e mëparshme në sistemin bankar ose nё fushёn financiare.
· Aftësi shumë të mira për të punuar në grup.
· Njohuri të mira të gjuhës angleze.
· Njohje shumë të mirë të agrikulturës.

ne mund t'ju ofrojmë një punë interesante dhe sfiduese në një ambient dinamik, ndërkombëtar, i cili karakterizohet nga një kulturë e hapur komunikimi. Dokumentet tuaja të aplikimit duhet të tregojnë qartë arsyen se pse ju mendoni se jeni të përshtatshëm për pozicionin për të cilin po aplikoni. Këto duhet të përfshijnë formën tonë standarde të CV-së dhe një deklaratë në të cilën ju shpjegoni motivimin tuaj duke iu referuar faqes sonë ndërkombëtare www.procredit-holding.com (http://www.procredit-holding.com/) dhe faqes së bankës sonë www.procreditbank.com.al (http://www.procreditbank.com.al/).



Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga ana e Sektorit të Burimeve Njerëzore dhe do të ftohen të marrin pjesë në një provë vlerësimi. Njohuri bazë në matematikë dhe kontabilitet, si dhe njohuri themelore të gjuhës angleze do të kontribuojnë pozitivisht në kërkesën tuaj.
Kërkesa juaj duhet të dërgohet brenda datës 13 mars 2011, në adresën e e-mailit: Burime_njerezore@procreditbank.com.al (Burime_njerezore@procreditbank.com.al)