PDA

View Full Version : Office.al kërkon të punësojë agjentë shitjesh dhe një menaxher/e.



Office
05.03.2011, 15:31
37851
Office.al punëson:

Office.al kërkon të punësojë agjent/e terreni.

* Çdo agjent do të ndjekë një fazë trajnimi 3(tre) ditore për të përvetësuar teknikat
e nevojshme dhe për të patur njohuri më të avancuara mbi produktet që ata do të shesin.

KRITERET:


Minimalisht të kenë mbaruar arsimim e mesëm (arsimi i lartë përbën avantazh).
Të jenë të komunikueshëm.
Të jenë energjikë dhe seriozë.
Të jenë te aftë të punojnë në grup.
Të kenë njohuri mbi paketën bazë Microsoft Office.
Ti përgjigjen me përpikmëri kërkesave të kompanisë.


Office.al kërkon të punësojë një menaxher/e shitjesh:

DETYRAT:


Menaxhimin e stafit të agjentëve të shitjes.
Shpërndarjen e detyrave për çdo agjent.
Studimin e terrenit.

KRITERET:


Minimalisht të ketë mbaruar arsimim e mesëm (arsimi i lartë përbën avantazh).
Të jetë i komunikueshëm.
Të jetë dinamik, të ketë sensin e iniciativës.
Të jetë i/e aftë të punojë në grup.
Të ketë aftësi organizative.
Të jetë i pajisur me leje drejtimi kategoria B.
Duhet të ketë automjetin e tij/saj.

Për të aplikuar dërgoni CV tuaj të shoqëruar me foto këtu: hr@office.al (hr@office.al)
http://www.office.al/