PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Specialist i Lartë Ligjor



ProCredit Bank Albania
28.02.2011, 11:37
http://njoftime.com/images/biznesi/pcb_logoa.gif


Grupi ProCredit përfshin 21 institucione financiare të cilat fokusohen në sigurimin e shërbimeve bankare për biznese shumë të vogla, të vogla dhe të mesme në ekonomitë në tranzicion dhe vendet në zhvillim. Për këto biznese ne përpiqemi të jemi "banka partnere", e cila ofron shërbime financiare transparente dhe gjithëpërfshirëse. Rritja e këtyre bizneseve kontribuon në zhvillimin ekonomik dhe
promovon krijimin e vendeve të reja të punës.


Përveç kësaj përpiqemi për të zhvilluar një kulturë kursimi midis individëve privatë dhe për të ofruar shërbime të përgjegjshme dhe transparente bankare për ata që jetojnë dhe punojnë në zonat në të
cilat ne operojmë.


Ne kërkojmë të punësojmë në Sektorin Ligjor në Zyrat Qendrore, Tiranë një:



Specialist i Lartë Ligjor


Përgjegjësitë tuaja kryesore:

· Këshillon dhe rekomandon mbi çështje ligjore: ligjin e taksave, ligjet bankare, rregullloret e Ministrisë së Financës, rregulloret e Bankës së Shqipërisë etj.
· Kontrollon të gjitha mjetet kontraktuale të përdorura nga banka për aktivitetet e biznesit të saj.
· Përgatit të gjitha llojet e kontratave të përdorura nga banka (duke përjashtuar kontratat e kredisë dhe depozitave).
· Informon divizionet dhe degët e bankës rreth legjislacionit të ri dhe ndikimit që mund të ketë në veprimtarinë bankare.


Nëse ju identifikoheni me qëllimet dhe vlerat etike të kompanisë sonë, jeni kuriozë për vende dhe kultura të tjera, si dhe keni kualifikimet e mëposhtme:


· Diplomë universitare në Juridik.
· Minimalisht 2 vjet eksperiencë pune në këtë fushë
· Aftësi shumë të mira analitike.
· Aftësi të mira komunikuese, organizative dhe ndërpersonale.
· Zotërim shumë i mirë i gjuhës angleze, e folur dhe e shkruar.
· Njohuri kompjuterike.

ne ju ofrojmë një punë interesante dhe sfiduese në një ambient dinamik, ndërkombëtar, i cili karakterizohet nga një kulturë e hapur komunikimi. Dokumentet tuaja të aplikimit duhet të tregojnë qartë arsyen se pse ju mendoni se jeni të përshtatshëm për pozicionin për të cilin po aplikoni. Këto duhet të përfshijnë formën tonë standarde të CV-së dhe një deklaratë në të cilën ju shpjegoni motivimin tuaj për aplikiminduke iu referuar faqes sonë ndërkombëtare www.procredit-holding.com (http://www.procredit-holding.com/) dhe faqes së bankës sonë www.procreditbank.com.al (http://www.procreditbank.com.al/).



Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga ana e Sektorit të Burimeve Njerëzore dhe do të ftohen të marrin pjesë në një provë vlerësimi. Njohuri bazë në matematikë dhe kontabilitet, si dhe njohuri themelore të gjuhës angleze do të kontribuojnë pozitivisht në kërkesën tuaj.

Kërkesa juaj duhet të dërgohet brenda datës 11 mars 2011, në adresën e emailit: Burime_njerezore@procreditbank.com.al (Burime_njerezore@procreditbank.com.al)