PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Mediator Kulturor



FBSH-DN
16.02.2011, 20:22
Njoftim për punësim


FBSH-DN, “Fëmijët e Botës dhe të Shqipërisë - Të Drejtat e Njeriut”, është një organizatë lokale jofitimprurëse që punon me fëmijë dhe familje me vështirësi social-ekonomike dhe operon kryesisht në zonën e Kinostudios, Tiranë.

Qëllimi i Organizatës: Parandalimi i trafikimit të fëmijëve, braktisjes shkollore dhe fenomenit të fëmijëve në situatë rruge.


FBSH-DN është partnere në projektin që Save the Children në Shqipëri në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës është duke implementuar ” Mbrojtja dhe integrimi i fëmijëve që punojnë dhe jetojnë në rrugë” në qytetin e Tiranës për një periudhë 2 vjecare mbështetur me fonde të Bashkimit Europian (2011,2012). Qëllimi i përgjithshëm i projektit është të sigurojë një hapësire të sigurt dhe mbështetje të përshtatshme për fëmijët që jetojnë e punojnë në rrugë, duke respektuar plotësisht parimet e Konventës së OKB për të Drejtat e Fëmijës.
Qëndra për fëmijët që jetojnë e punojnë në rrugë ka filluar të zhvillojë aktivitetin e saj në shkurt 2009. Të gjitha aktivitetet dhe shërbimet që ofrohen në qendër dhe jashtë saj bëhen në bashkëpunim të ngushtë me familjet dhe të afërmit/kujdestarët e fëmijëve dhe me pjesëmarrjen e vetë fëmijëve.
Fëmijët që jetojnë e punojnë në rrugë identifikohen nëpërmjet grupit të terrenit,referohen dhe përfitojnë shërbime publike e jopublike që sigurojnë mbrojtjen dhe integrimin e tyre. Staf i kualifikuar në projekt ndihmon dhe mbështet fëmijët për të përfituar nga shërbimet të ndryshme publike si ato sociale, shëndetsore, regjistrimin pranë zyrave të gjendjes civile dhe arsimim.

Në kuadrin e këtij partneriteti FBSH-DN kërkon të punësojë dy Mediator Kulturor , që duhet të punojnë pranë Qendrës për Fëmijët qe jetojnë e punojnë në rrugë. Kandidatët duhet të përmbushin kriteret e mëposhtme:

Të ketë përvojë pune në organizata që punojnë me fëmijë dhe grupe në vështirësi.
Të ketë aftësi komunikuese, organizuese, të jetë energjik, krijues, me iniciativë dhe të punojë në grup.
Dëshire dhe përkushtim për punën e orientuar nga përfituesit.
Aftësi kompjuterike
Disa nga përgjegjësitë kryesore për mediatorin kulturor janë:


Kontaktim me fëmijët dhe ndermjetësimin me familjet e tyre
Shoqërim dhe referim të femijëve dhe familjeve të tyre në shërbimet publike dhe jopublike(shëndetësi, zyrat e gjendjes civile, shkolla etj)
Angazhim në aktivitete social- edukative që organizohen me fëmijët dhe komunitetin brenda dhe jashtë qendrës
Informim ndërmjetësim dhe monitorim të rasteve të identifikuara
Aplikuesit duhet të paraqesin brenda datës 23.02.2011, ora 16:00 një kopje të CV-së dhe një Letër Motivimi ku shpjegojnë arsyen pse janë të përshtatshëm për këtë vend pune, në adresën e email-it: fbsh_dn@yahoo.com (fbsh_dn@yahoo.com) ose në adresën e organizatës:
Rr. “Niko Avrami”, nr 28, përballë Shkollës 9-vjeçare “Bajram Curri”,
Kinostudio,Tiranë.
Tel: 042378192
Aplikantët e përzgjedhur për intervistë do të njoftohen pas datës 23.02.2011.





Tel. : 042378192