PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Trainer IT



TETRA Solutions
15.02.2011, 17:17
http://www.tetra.al/web/pub/tetra_logo_64_0.jpg


TETRA Solutions është një nga kompanitë kryesore të integrimit të sistemeve të Teknologjisë së Informacionit si dhe të ofrimit të shërbimeve dhe të trajnimeve profesionale në Shqipëri. TETRA, në fushën e edukimit profesional ofron kurset zyrtare dhe të autorizuara prej Cisco, Microsoft, Oracle, CompTIA, VMware, Red Hat, etj.. Për të ofruar dhe garantuar standardet dhe experiencën më të mirë nderkombëtare në mësimdhënie, TETRA është certifikuar si Cisco Learning Associate, Microsoft Learning Partner, Oracle Education Reseller, CompTIA Authorized Partner.
Në vazhdimësi të zgjerimit të burimeve të veta për trajnimet që ofron

TETRA është duke kërkuar për profesionistë të teknologjisë së informacionit, të cilët janë të interesuar në mësimdhënie dhe të hapur për t’u certifikuar si Trainerë në teknologjitë:

- Microsoft
- RED HAT Linux
- Cisco

Kandidatët për trainerë duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:

-Të kenë të paktën 5 vjet eksperiencë në IT (eksperienca duhet shoqeruar me letra reference dhe rekomandime);
-Të kenë marrë pjesë në projekte implementimi të shkallës “enterprise” në teknologjitë në të cilat janë specializuar si në Microsot, Red Hat / Linux ose Cisco;
-Të kenë kryer studimet e larta në fushën e teknologjisë së informacionit në degët e informatikës, shkencave kompjuterike, inxhinierisë elektronike apo degëve ekuivalente me to;
-Të jenë të certifikuar në fushën e ekspertizës që ofrojnë (p.sh. Microsoft, Red Hat, Cisco)
-Preferohen individe me experience në mësimdhënie.
-Të kenë dëshirë dhe këmbëngulje për zhvillim të mëtejshëm profesional
-Të dinë të punojnë në ekip
-Të jenë elokuente, të flasin mirë gjuhën shqipe dhe gjuhën angleze


Për aplikim lutemi të dërgoni CV-në tuaj në adresën e emailit punesim@tetra.al (punesim@tetra.al) ose ne adresen e mëposhtme, brenda datës 28 Shkurt 2011!


TETRA Solutions
RR. Gjin Bue Shpata, Kodi Postar 1019, Godina 2/1, Kati 1 Tirane -Shqipëri
Tel: +355 (4) 2253990 Fax: +355 (4) 2235577 Celular: +355 672028270
Email: info@tetra.al (info@tetra.al) Web: www.tetra.al (http://www.tetra.al/)