PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend praktike Koordinator



EUNACAL
03.02.2011, 15:59
EUNACAL është një institut i studimit të politikave publike i angazhuar në promovimin e mirëqeverisjes dhe demokracisë diskursive në Shqipëri duke trajtuar bërjen e politikave publike në tre nivele të qeverisjes (europian, nacional dhe local).

Instituti EUNACAL ka hapur tetë pozicione praktike për studentët dhe të sapodiplomuarit me njohuri të shkëlqyera dhe me përvojë në Analizën e Politikave Publike, Koordinim Eventesh, Marketing, PR, Dizajn dhe ICT.


Kohëzgjatja e parashikuar: 3 muaj, 20 orë/javë
Data e fillimit: shkurt ose mars 2011
Lloji i punës: pa pagesë
Afati i fundit për aplikim: 20 shkurt 2011


Tetë pozicionet e ofruar janë pa pagesë. Pas periudhës tre mujore, bazuar në performancën e tyre, praktikantët do të konsidorohen për një pozicion pune me kohë të pjesshme, të paguar.

Për më shumë informacion mbi pozicionet e ofruara dhe aplikimin vizitoni www.eunacal.org/sq/karriere (http://eunacal.org/sq/karriere/)

Tel. : +355 4 480 7843