PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Menaxher i Inspektoriatit te Rrjetit



HR Abissnet sh.a.
26.02.2011, 13:23
Shoqeria Abissnet sh.a. eshte ISP-ja me e madhe ne Shqiperi me objekt te aktivitetit te saj kryerjen e sherbimeve te nderlidhjes me internet, e-mail, webhosting, telefoni etj. per abonente te ndryshem. Kjo shoqeri eshte themeluar ne vitin 2000 dhe ka nje shtrirje prej 90% ne te gjithe territorin e Shqiperise .

Kompania Abissnet sh.a. paraqet oferten e punes si me poshte vijon :


Menaxher i Inspektoriatit te Rrjetit



Inspektoriati i Rrjetit kryen monitorimin dhe ruajtjen fizike të rrjetit dhe nyjeve të rrjetit të shoqërisë tonë. Kjo zyrë garanton sigurinë e rrjetit në të gjithë territorin e vendit nëpërmjet mbikëqyrjes fizike dhe angazhimit të strukturave jashtë shoqërisë.


Pergjegjesite


Garanton sigurinë fizike të nyjeve të rrjetit dhe kabllimeve në terren, sigurinë e informacionit, sigurinë e pasurisë së shoqërisë, nga vjedhjet, dëmtimet dhe sabotazhi si nga jashtë ashtu edhe nga brenda saj.



Garanton standarde sigurisë në të gjitha ambjentet e e shoqërisë.



Bashkëpunon dhe propozon për plotësimin dhe zbatimin e standardeve dhe procedurave për ruajtjen e sekretit tregtar të shoqërisë.



Zhvillon standardet për mbrojtjen nga vjedhjet, zjarri, fenomenet klimatike (era, stuhitë, bora, shkarkesat elektrike, në të gjitha nyjet e rrjetit.



Përpilon raporte periodike mbi: gjendjen e nyjeve të rrjetit backbone dhe rrjetit të aksesit, ngjarje thelbësore nëlidhje me rrjetin, etj



Kontrollon përmbushjen e detyrimeve të qiradhënësve për ruajtjen fizike të pasurisë së shoqërisë në nyjenpërkatëse.



Kontrollon masat e marra të sigurisë për të gjitha pikat e hyrje/daljeve në rrjet.


Kualifikime dhe Aftesi.


Te kete mbaruar nje nga deget e Fakultetin Ekonomik.
Te kete eksperiencë te ngjashme.

Te kete aftesi shume te mira drejtuese dhe komunikuese.
Te kete aftesi organizative
Te kete njohuri te paketes Office.
Te kete njohuri te gjuhes Angleze.


Te interesuarit te dergojne CV-te e tyre prane adreses se zyrave tona :
E-mail: b.njerezore@abissnet.al
Rruga: "Ismail Qemali", Pallati Abissnet, Tirane.
Telefon: 044300001/222