PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Specialist i Normativave



HR Abissnet sh.a.
06.06.2011, 16:55
Shoqeria Abissnet sh.a. eshte ISP-ja me e madhe ne Shqiperi me objekt te aktivitetit te saj kryerjen e sherbimeve te nderlidhjes me internet, e-mail, webhosting, telefoni etj. per abonente te ndryshem. Kjo shoqeri eshte themeluar ne vitin 2000 dhe ka nje shtrirje prej 90% ne te gjithe territorin e Shqiperise .

Kompania Abissnet sh.a. paraqet oferten e punes si me poshte vijon :


Specialist i Normativave

Pershkrimi

Ushtron kontroll dhe manaxhon procesin e autorizimit të punonjësve për përdorimin e automjeteve apo dhe pajisjeve
speciale të punës. Kontrollon procesin e furnizimeve me karburante, mirëmbajtjes dhe kryerjes së shërbimeve për
automjetet e shoqërisë. Zbaton procedurat e për shërbimet ndaj automjeteve dhe pajisjeve speciale, plotësimit të
dokumentacionit, verifikimit të gjobave administrative, etj.

( Specialisti i Normativave raporton ke Drejtori Logjistikes)

Pergjegjesite
· Administrimi i pajisjeve speciale të shoqërisë.
· Administron sistemin e regjistrimit të fletë-udhëtimeve dhe informacionin mbi shpenzimet e karburantit, gomave,lubrifikantëve dhe shpenzimeve të tjera.
· Përllogarit një herë në javë shpenzimet e karburantit dhe kryen zhdëmtimet për sasitë e pajustifikuara.
· Verifikon procedurat e shpërndarjes së karburanteve për gjeneratorët.
· Verifikon pastërtinë e automjeteve nga gjobat administrative çdo muaj, duke nxjerrë ekstraktet pranë drejtorisë së policisë. Përpilon vendimet e zhdëmtimit përkatëse dhe ja dërgon Financës për të kryer ndalesat.
· Kontrollon pajisjen e automjeteve dhe drejtuesve përkatës me të gjithë dokumentacionin e nevojshëm që duhet të kenë me vete gjatë udhëtimit.



Kualifikime dhe aftesi
· Te kete mbaruar nje nga deget fakultetit Ekonomik ose Inxhinierin.
· Nje ose më shumë vite eksperiencë pune te ngjashme.
· Te kete aftesi shume te mira drejtuese dhe komunikuese.
· Te kete aftesi organizative
· Te kete te mira te paketes Office.
· Te kete njohuri te gjuhes Angleze.


Te interesuarit te dergojne CV-te e tyre prane adreses se zyrave tona :
E-mail: b.njerezore@abissnet.al
Rruga: "Ismail Qemali", Pallati Abissnet, Tirane.
Telefon: 044300001/222