PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Drejtor i Pergjithshem



D & A Fin Partner Ltd
28.01.2011, 15:39
Shoqëri që ushtron aktivitetin e saj në fushën e hoteleri turizmit kërkon të punësojë një
Drejtor të Përgjithshëm
me eksperiencë për një resort të ri luksoz të sajin të ndodhur në një zonë të rëndësishme të Tiranës i cili përfshin hotel, restorant, bar, pishinë të jashtme dhe të brendshme, banjë turke, sauna, sallë masazhi etj. Kjo është një mundësi shumë e mirë për profesionistë me eksperiencë cilët dëshirojnë që të afirmohen në një nivel të lartë në shërbimin e hoteleri-turizmit në Shqipëri.
Kërkesat që ne kerkojmë janë
- eksperiencë të paktën 5 (pesë) vjeçare në administrimin e aktiviteteve të hoteleri-turizmit;
- aftësi shumë të mira financiare për të buxhetuar dhe për të administruar asetet dhe stafin e hotelit, restorantit, barit dhe të shërbimeve të tjera të ofruara nga resorti;
- aftësi shumë të mira prezantuese dhe komunikuese;
- të ketë aftësi shumë të mira për të ngritur një marrëdhënie shumë të mirë me klientët dhe partnerët e resortit;
- të ketë aftësi shumë të mira për të negociuar dhe për të afruar klientelën e zgjedhur pranë resortit;
- të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze dhe të paktën të një gjuhe të bashkimit evropian;
- eksperienca në administrimin e një strukture të ngjashme në një nga vendet e bashkimit evropian përbën avantazh.

Personat e interesuar për këtë pozicion mund të dërgojnë një Letër Shprehje interesi dhe CV-në në adresën office@dafpartner.com (office@dafpartner.com) brenda datës 15.02.2011.