PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Drejtor Departamenti per Shitjet Institucionale



MEGATEK S.A
09.05.2012, 08:53
HISTORIKU
MEGATEK është një Hipermarket i tipit “Do It Yourself”, që ofron shitje me shumicë dhe pakicë të materialeve për ndërtimin dhe dekorimin e ambienteve.

Kompania MEGATEK po kërkon nje punonjës për Departamentin e Shitjeve me Shumice:
Drejtor Departamenti per Shitjet Institucionale


Detyrat dhe Pergjegjesite



Zhvillon nje strategji vjetore per departamentin e shitjeve institucionale dhe te siguroje zbatimin e saj me sukses, per te arritur objektivat e kompanise ne lidhje me shitjet e ketij departamenti.
Manaxhoje dhe monitoron ne baze ditore aktivitetet dhe progresin e Departamentit te Shitjeve Intsitucionale ne lidhje me objektivat e vendosur dhe procedurat.
Te vendose dhe te mbaje lidhje me kliente te rendesishem per te mundesuar:

-Marrjen e informacionit mbi kerkesat e tregut dhe raportimin e tyre tek departamenti I prokurimeve.
-Adresimin ne kohe te kerkesave dhe problemeve te ndryshme qe mund te dalin nga marredheniet me kliente te tille,


Te kontaktoje dhe te vendose marredhenie me perfaqesues te Institucioneve Shteterore, Njesive Vendore dhe Kompanive te ndryshme, per te mundesuar bashkepunime te mundshme.
Te mundesoje monitorim te te gjithe tenderave te publikuara ne faqen e internetit te Agjensise se Prokurimeve Publike dhe te mbikqyre pregatitjen e dokumentacionit perkates per pjesmarrje ne to.
Ndjek te gjithe procesin qe nga firmosja e kontrates, levrimi I mallit dhe pagesa, per tendera te fituar.
Analizon ne menyre periodike progresin perkundrejt objektivave te vendosur dhe te harton nje plan per zgjidhjen e problemeve te mundshme, duke synuar rritjen e shitjeve te ketij sektori.
Perditeson te dhenat ne raportet javore dhe mujore, e i diskuton ato me Drejtorin e Departamentit.
Bashkepunon ngushte me Menaxheret e Produkteve per te mundesuar hartimin e ofertave te ndryshme ne varesi te specifikave te klienteve.
Te drejtoje procesin e hartimit te buxhetit per departamentin e shitjeve institucionale dhe analizimin e nevojave per staf.

Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara
Edukimi: Te kete mbaruar studimet e larta ne dege te tilla si: Administrim Biznes ose Inxhineri
Eksperiencë pune: Te pakten 5 vjet pune ne pozicione te ngjashme ose ne pozicione drejtuese
Të tjera:
Aftësi gjuhësore : Preferohet te kete njohuri te gjuhes angleze.
Aftësi kompjuterike: Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office.


Aftësi të tjera:




Aftesi shume te mira organizuese dhe kordinuese
Aftesi shume te mira planifikuese dhe monitoruese
Aftesi shume te mira komunikuese
Aftesi shume te mira ne menaxhimin e kohes dhe stafit

Procedura e Aplikimit:
Per te aplikuar per kete pozicion, ju lutem dorezoni dokumentet e me poshte permendura:
1. CV e detajuar
2. Listen e Notave te Shkollimit Universitar
3. Leter Interesi tek Divizioni i Burimeve Njerezore nepermjet njeres prej menyrave ne vijim:

1. Me e-mail: burimenjerezore@megateksa.com (humanresources@megateksa.com)
2. Duke derguar me poste ne adresen e meposhtme:
MEGATEK S.A
Divizioni i Burimeve Njerezore
Autostrada Tirane-Durres km 7.
Tirana, Albania