PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Brand Manager



CENTURY 21 Albania
27.12.2012, 10:04
Century 21 është rrjeti më i madh dhe më i sukseshme i ndërmjetësimit të pronave të patundshme në nivel global. Ky rrjet operon me sukses edhe në Shqipëri, duke ofruar një sherbim të plotë dhe profesional si për agjencitë imobiliare që bëhen pjesë e tij ashtu edhe për klientët dhe konsumatorët që kryejnë transaksione me ndërmjetësimin e zyrave qe operojne nen logon Century 21.

Me zgjerimin e aktivitetit të saj, zyra Master Franchaise e Century 21 Albania në Tiranë, kërkon të punësojë Brand Manager (Menaxher/e Shitje) pranë Departamentit të Licensimeve.

Detyrat kryesore konsistojnë në:

Asiston ne planifikimin e licensimeve franchise
Zhvillon analizen rajonale te tregut
Adapton dhe mbledh aplikimet e kandidateve per sistemin franchise
Inicion dhe ndjek procesin e licensimeve
Krijon dhe mban prezantimet e tregut si dhe nderton mjetet dhe vlerat franchise
Bashkëpunon me departamentet e tjera, vecanarisht me ate te marketingut dhe ndihmon me materialet promocionale me ide te reja mbi marketingun.


Kërkesat që kandidatët duhet të përmbushin për këtë pozicion janë:

Të kenë arsimin e lartë, e preferueshme dega menaxhim biznesi.
Të njohin gjuhën angleze
Eksperienca në punë, sidomos në fushën e real estate, përbën një avantazh.


Të interesuarit duhet të shprehin interesin dhe dërgojnë CV me e-mail, në adresën : info@century21albania.com Ju lutem shënoni në subjektin e e-mailit “Kandidaturë për Brand Manager”.

Vetëm kandidaturat e përzgjedhura për intervistim do të kontaktohen.

Faleminderit.