PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Internal Audit Specialist



HR Abissnet sh.a.
19.05.2011, 16:38
Shoqeria Abissnet sh.a. eshte ISP-ja me e madhe ne Shqiperi me objekt te aktivitetit te saj kryerjen e sherbimeve te nderlidhjes me internet, e-mail, webhosting, telefoni etj. per abonente te ndryshem. Kjo shoqeri eshte themeluar ne vitin 2000 dhe ka nje shtrirje prej 90% ne te gjithe territorin e Shqiperise .

Kompania Abissnet sh.a. paraqet oferten e punes si me poshte vijon :

INTERNAL AUDIT SPECIALIST

Edukimi dhe Qualifikimet Personale


Diplome Universiteti ne nje nga deget e Fakultetit Ekonomik.
Eksperienca te meparshme ne fushen e Finances, 2-3 vjet.Perparesi, eksperienca ne Shoqeri Telekomunikacioni.
Njohje te mire te Gjuhes Angleze.
Aftesi te mira kompjuterike, Njohja e Programeve te paketes Office .
Njohje te Programit Financiar “ALPHA Business”by IMB.

Aftesi te Tjera Personale:


Mendim analitik



Aftesi te mira ne Komunikim

Funksione te pergjithshme:


Suporton ne kryerjen e Auditimeve Operacionale dhe Financiare ne perputhshmerine e zbatimit te Vendimeve ,Procedurave dhe Standarteve per cdo departament te Shoqerise.



Propozon per ndryshimin/permiresimin e standarteve dhe politikave te shoqerise, ne menyre qe puna menaxhuese te jete efektive dhe te reduktohen risqet e biznesit.

Detyra analitike:


Suporton ne mbledhjen ne kohe reale te Informacionit lidhur me procesin e Auditimit te Brendshem, per nje Kontroll Efikas te vazhdueshem.
Kryen verifikime sasiore gjate procesit te Auditimit.
Kryen verifikime dokumentacioni gjate procesit te Auditimit.
Mbledh dhe analizon te dhenat (korrespondenca, dokumenta, intervista etj) gjate procesit te auditimit, te cilat shqyrtohen me pas me Drejtorin e Auditit te Brendshem te Shoqerise.
Propozon rekomandime ne ndryshimin e procedurave ne departamentet e audituara, per efektivitetet dhe eficience optimale.
Kryen detyra te tjera ne varesi te volumit dhe intensitetit ne pune, te ngarkuara nga Drejtori I Auditit te Brendshem te Shoqerise.

Te interesuarit te dergojne CV-te e tyre prane adreses se zyrave tona :

E-mail: b.njerezore@abissnet.al
Rruga: "Ismail Qemali", Pallati Abissnet, Tirane.
Telefon: 044300001/222