PDA

View Full Version : Tiranë, kërkohen kontrollorë dhe sistemues mallrash



MEGATEK S.A
27.01.2011, 15:07
HISTORIKU
MEGATEK është një Hipermarket i tipit “Do It Yourself”, që ofron shitje me shumicë dhe pakicë të materialeve për ndërtimin dhe dekorimin e ambienteve.

MEGATEK –u po kërkon punonjës për departamentin e magazinës:

Kontrollorë mallrash (Meshkuj)
Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara
Arsim i lartë
Të paktën 2 vjet punë në pozicione të ngjashme;
Përvojë në kontroll, inventar logjistike;
Aftësi shumë të mira sistemuese dhe organizative dhe i orientuar drejt detajeve;
Njohuri të gjuhës angleze dhe kompjuterit;

Sistemues mallrash (Meshkuj) (me arsim të mesëm)

që të ndihmojnë në hyrjen, verifikimin, sistemimin dhe organizimin e mallrave;
të dinë të përdorin pirunin (fork lift)

Aplikantët për këto pozicione duhet të jenë të gatshëm që të punojnë me turne dhe të jenë të moshës 30-40 vjeç.

PROCEDURA E APLIKIMIT:
Për të aplikuar, lutemi paraqisni dokumentet e mëposhtme:
1. Curriculum Vitae të detajuar

pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore me njërën prej mënyrave të mëposhtme:
1. E-mail: humanresources@megateksa.com (humanresources@megateksa.com)
2. Postë/Dorazi:
Drejtoria e Burimeve Njerëzore
Autostrada Tiranë-Durrës, km 6
Tiranë, Shqipëri

Afati i fundit për dorëzimin e aplikimit është data 30 Janar 2011

Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë brenda dy javësh nga data e mbylljes së afatit për dorëzimin e dokumenteve.