PDA

View Full Version : Tirane, Internship - Asistent/e Marketing & Shitje



Organizata Programi i Alternativave Sociale Stimuluese
09.12.2010, 13:25
Projekti Eco Bicycle është një iniciative e organizates PASS që synon të promovojë transportin ekologjik me bicikleta, duke ngritur sistemin e biçikletave publike në qytetin e Tiranes. Kjo është një praktikë e njohur tashmë në të gjitha qytetet europiane, e cila do t'i jap qytetit tonë më shumë ajër të pastër, duke shtuar një praktikë qytetare që ndihmon në zhvillimin ekonomik, social & mjedisor.

Në kuadër të implementimit të projektit Eco Bicycle, PASS ofron mundësinë e Internship në pozicione Asistent Marketing & Shitje, fillimisht vullnetare me mundësinë për punësim në rast të një bashkëpunimi të suksesshëm.

Asistent Marketing & Shitje


Përgjegjësitë kryesore:


Te planifikoje fushata kreative marketingu për shitjen e produkteve të Eco Bike Shop
Të koordinoj organizimin e aktiviteteve sociale te Eco Bike Shop
Të rekrutojë vullnetarë për aktivitetet promovuese
Të përditsojë me informacion dhe ofertat e produkteve faqet e rrjeteve sociale të Eco Bike Shop
Të ndihmojë Menaxherin në aktivitetin e përditshëm të dyqanit.
Të krijojë listën e klientëve të Eco Bike Shop dhe të mbajë kontakt të vazhdueshëm me klientët.
Të raportojë çdo ditë tek Menaxheri.


Kërkesat:


I orientuar ndaj detajeve
Aftësi për të menaxhuar disa detyra njëkohësisht
Të ketë iniciativë
Energjik, qëndrim pozitiv
Aftësi shumë të mira komunikimi
Aftësi për të përdorur internetin dhe Paketën Office
Eksperienca në shitje përbën avantazh


Ju lutem dërgoni CV tuaj dhe një letër interesi në adresën info@eco-bike.org deri në datën 20 Dhjetor 2010.

Për çdo pyetje/informacion kontaktoni:
Tel: 044 502574
Cel: 0694096592/ 0672011399