PDA

View Full Version : Vlore, jap me qera kabine 35 m² 3.500 Leke/nata (Himare, Gjiri i Portopalermos)



Fshati Eko Turistik Portopalermo
07.12.2010, 10:08
Zona/Rruga : Himare, Gjiri i Portopalermos

Ekoturist ndodhet shumë pranë Gjirit të Portopalermos dhe kalasë së njohur të Ali Pashë Tepelenës, e rrethuar me agavie dhe pisha.
Gjiri ka shërbyer që në kohët e lashta si një port mbrojtës natyror për anijet e shumta ashtu si dhe sot ku ankorohen shpesh anije me vela dhe katamarani ynë me vela “MAUNA LOA”.
Ky gji mbart gjurmë të vjetra të ankorimeve në shekuj, disa guva dhe një reliev nënujor mjaft dinamik për zhytësa amatorë dhe profesionistë.
Guvat e shumta rrotull kalasë, copëza të ankorimeve të lashta dhe pasuria natyrore e këtij gjiri e bëjnë atë një nga destinacionet më të preferuara të Rajonit të Ballkanit dhe Evropës.
Eko-sistemi i këtij vëndi, qetësia dhe kthjellësia e ujrave të tij ka tërhequr jo rrallë herë dhjetëra delfinë të cilët afrohen shumë pranë bregut të gatshëm të bëhen miqtë tuaj të rinj.
Eksploroni bashkë me ne mrekullitë e këtij gjiri…

3.Paisjet – Ecoturist ofron paisje zhytje profesionale, të kontrolluara nga ekspertë të zhytjes me bombula.
Ne disponojmë kostume zhytje të të gjitha përmasave shoqëruar me kitin e përshtatshëm të zhytjes për mosha dhe gjini të ndryshme.
Mauna Loa ofron gjithashtu të gjitha kushtet dhe komoditetet për një numër deri në 8 persona për të kaluar një lundrim sa më comfort, me mundësi për të pushuar në kabinat e katamaranit dhe për të gatuar në guzhinën e anijes sonë. (shiko më në detaje kushtet dhe paisjet Brenda Mauna Loa-s)….

Tel. : +355 (0) 42 22 68 53

Cel. : +355 (0) 6720 49160