PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Menaxher Shitjesh



LSA
10.11.2010, 16:44
Njohuritë
- Diplomë universitare e preferueshme ekonomik
- Njohuri të mira të gjuhës angleze
- Njohuri shume të mira të Word, Excel, Outlook dhe PowerPoint
Aftësitë
- Mbi 3 vjet eksperinecë pune në shitje, preferohet në kompanitë IT
- Eksperiencë në trajtimin e klientëve
- Të kuptojë industritë IT përfshirë edhe konsumatorin final
Vlerat
- Aftësi për të punuar nën trysni dhe per te siguruar pergjigje te shpejte kerkesave te klienteve
- Vetëbesim dhe aftësi për të punuar nën mbikëqyrje minimale
- Person i orientuar drejt rezultateve dhe i fokusuar tek klientët
Përgjegjësitë
- Të prezantojë dhe shesë produktet e Login Systems nëpermjet rishitësve.
- Të krijojë marrëdheniet me konsumatorët përfundimtarë
- Të konstatojë dhe kapë ne mënyrë të vazhdueshme mundesitë për biznes me shpejtë se konkurrentët
- Të pregatisë prezantime, oferta dhe kontrata shitjesh
Oferta jonë
- Kompani ndërkombëtare me kapital amerikan dhe staf lokal
- Rritje në tregun shqiptar me mbi 50%
- Stimulimi i potencialeve individuale në një ekip
- Distribucion të produkteve të cilësisë së lartë si Linksys, LG-Ericsson dhe ZyXel me çmime konkuruese
- Pagë konkuruese bazuar në rezultatet e individit
Personat e interesuar duhet të plotësojnë formularin elektronik të aplikimit duke klikuar këtu (http://www.lsa.com.al/DesktopDefault.aspx?tabindex=0&tabid=580)jo më vonë se 15 Nentori 2010. Login Systems rezervon të drejtën për të ftuar në intervistë vetëm një numër të përzgjedhur kandidatësh.

Tel. : +355 4 24 26 999