PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Agjent Shitje



"Edil al" sh.p.k
25.10.2010, 08:30
AGJENT SHITJESH


“Edil al” është lideri i ndërtimeve rezidenciale dhe komerciale më cilësore në Shqipëri, e cila operon në treg që nga viti 1991. Portofoli ynë përfshin objekte me zë, si “European Trade Center”, Kompleksi “Don Bosko”, Kompleksi “Kristal”, etj. Largpamësia e menazhimit dhe stafi ynë i dedikuar janë arsyeja e suksesit tonë.

Agjenti shitjeve do të jetë pjesë e grupit të shitjeve dhe marketingut të Edil al, dhe do të kontribuojë në arritjen e objektivave të shitjeve. Ne ofrojmë një paketë konkuruese.

Detyrat e përgjegjësitë:
- Përgjegjës për rritjen e shitjeve dhe mbarvajtjen e klientelës;
- Të kuptojë nevojat e klientëve të interesuar dhe të përpiqet me dedikim për t’i kënaqur ata duke i shoqëruar në objektet e ndërtimit, sipas kërkesave të tyre.
- Të mbajë kontakte me klientët e interesuar dhe si dhe të gjejë mënyrat për të rritur klientelën.
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi dhe organizim të shkëlqyer;
- Kandidati të jetë me etikë të lartë profesionale dhe i aftë për të punuar me mbikqyrje minimale.

Kualifikimet dhe aftësitë:
- E preferueshme me eksperience në shitje apo shërbim klientele.
- Arsim i lartë, e preferueshme te kete mbaruar Inxhinieri ose Arkitekture;
- Gjuhe e huaj: Anglisht e detyrueshme, gjuhet e tjera perbejne avantazh.
- E detyrueshme te kete patente.


Te gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë duke dërguar letër kërkese dhe CV me fotografi në adresën e e-mailit: burimenjerezore@edilal.com (burimenjerezore@edilal.com);

Per informacione te metejsheme mund të na kontaktoni 04 2271 886.
Vetëm aplikantët e përzgjedhur për intervistë do të kontaktohen.