PDA

View Full Version : AL, Tiranë ofroj vend pune Punonjes Social



SOS CV
13.02.2007, 12:25
lloji i njoftimit. : ofroj vend pune

Shteti............: AL,

Qyteti............: Tiranë



Shoqata SOS-Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është një organizatë private, pa qëllime fitimi, humanitare, jo-politike dhe jo fetare, që operon esklusivisht në ndihmë të fëmijëve që kanë humbur prindërit apo që për arsye të ndryshme nuk mund të jetojnë me prindërit e tyre dhe që për rrjedhim kanë nevojë për një shtëpi permanente të re.

Shoqata SOS-Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri shpall konkurimin për një vend të lirë, në pozicionin

Punonjes Social për SOS – Shkolla “ Hermann Gmeiner “ .



Përgjegjësitë:

- Ofron shërbime direkte ndaj fëmijëve në përputhje me nevojat e tyre akademike, sociale dhe psikologjike ( Këshillim, vlerësim, mbështetje pedagogjike)

- Zhvillon dhe siguron implementimin e Programeve të Edukimit Individual për fëmijët me vështirësi në sjellje dhe në të mësuar.

- Harton, implementon dhe monitoron programe në ndihmë të komunitetit përreth shkollës.

- Mbështet proçesin e vlerësimit të sistemit mësimor të shkollës dhe zhvillimin e politikave te ndryshme.



Kërkesat për kandidatët

Arsim i lartë ( te kenë përfunduar studimet universitare në shkencat sociale ose të kenë mbaruar fakultetin per mesues i CU dhe jane trainuar në Psikologji - Pedagogji);
Të zotërojë gjuhën Angleze dhe të jetë i aftë të përdorë kompjuterin;
Të ketë përvojë pune jo më pak se 3 vjet në punen me femijet
Të jetë fleksibël, komunikues, krijues dhe i aftë të punojë në terren.
Të jetë i aftë të marrë vendime dhe iniciativa.
Të mos jenë marrë ndaj tij, nga punëdhënës të mëparshëm, masa disiplinore të largimit nga puna, për shkak të një shkelje të rëndë disiplinore.


Ofrohen:

Marredhenie të rregullta punësimi;
Mundësi për një eksperiencë brilante në punën me femijet,
Pushime me kohëzgjatje në përputhje me kontratën e punësimit;
Mundësi për zhvillim profesional.
Paga dhe kushtet e punës jane atraktive dhe konkuruese në tregun shqiptar të punës.


Paraqitja e dokumentave:

Personat e interesuar janë të ftuar të paraqesin dokumentat pranë SOS Shkollës ” Hermann Gmeiner “ (kërkesë për aplikim, curriculum vitae, diplomë të shkollës së lartë, listë notash, dëshmi të ndryshme kualifikimi, të paktën një letër rekomandimi )Dokumentat mund të dorëzohen gjate ditëve e hëne - e premte, 8.00-16.30 deri në datën 28 shkurt 2007.



Tel: 04 354838

Email: Gentianadollia@soskd.org.al (Gentianadollia@soskd.org.al)

Tel. : 04354838