PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Asistente Zyre



LogosCSA
27.09.2010, 20:02
Përshkrimi i punës: Asistente Zyre

Logos CSA është duke rekrutuar kandidate potenciale për pozicionin “Asistente Zyre” pranë një kompanie prestigjioze në fushën e Marketingut. Klienti ynë është duke zgjeruar aktivitetin e vet dhe kërkon një person të aftë, raportues, te përgjegjshëm dhe me vullnetin që t’i përgjigjet kërkesave në rritje në zyrën e tij.

Personat që mund të aplikojnë duhet:


të jenë të seksit femër
mbi moshën 24 vjeç
të paraqitshme


Kërkesa profesionale:


të ketë diplomë të shkollës së lartë
aftësi shumë të mira komunikimi (drejtpërdrejt, në telefon, email, etj).
aftësi të punojë nën presion
aftësi të menaxhojë detyra/kërkesa të ndryshme brenda zyrës
aftësi organizative dhe menaxhuese
njohuri mbi procedurat administrative të zyrës
njohuri të forta të gjuhës angleze
njohuri të gjuhës greke janë një avantazh për kandidaten
zotërim të mirë të programeve të paketës Microsoft Office

Sqarim: CV-të duhet të jenë të shoqëruara me fotografinë e kandidates. Ne cdo interviste do te ruhet konfidencialiteti i kandidatit.

Aplikantja eshte e lutur te dergoje C.V. (bashke me fotografine perkatese) ne adresen tone te emailit info@logoscsa.com

Suksese!

email. info@logoscsa.com