PDA

View Full Version : Tirane, njoftim Kerkojme Partner Biznesi



Century 21 Albania/Dep i Licensimeve
21.09.2010, 09:19
Keni menduar ndonjëherë të jeni pjesë e një rrjeti ndërkombëtarë biznesi dhe të jeni i suksesshëm në biznesin tuaj të ri?

Century 21 Real Estate LLC (century21.com (http://www.century21.com/)) është franchisori i organizatës më të madhe botërore të shitjeve në real estate, që jep trajnim gjithëpërfshirës, manaxhim, suport si administrativ dhe në marketing, për Sistemin CENTURY 21. Sistemi përfshin më shumë se 7,700 zyra franchisee që operojnë dhe janë në pronësi të pavarur me 117, 000 bashkëpunëtorë shitjesh, në 72 vende dhe territore në të gjithë botën. Century 21 Real Estate LLC është pjesë e Realogy Corporation, koorporatë globale në real estate.
Zyra Rajonale Master Franchise CENTURY 21 Albania, gëzon të drejtat ekskluzive të dhënies së licensës franchise në territorin e Shqipërisë.
CENTURY 21 Albania, ka në fokusin e saj, agjencitë imobiliare aktive në tregun shqiptar, agjentët dhe menaxherët e suksesshëm, ndërtuesit dhe njerëzit e biznesit si dhe konsulentët financiarë dhe Vlerësuesit e Pronave të Patundshme, të cilët duan të investojnë ose të zgjerojnë aktivitetin e tyre.
CENTURY 21 Albania, duke qenë pjesë e këtij rrjeti, përfiton nga eksperienca e Sistemit CENTURY 21 për t'i ofruar klientëve të saj shërbim unik me standartet e larta, që CENTURY 21 ofron në mbarë botën. Në këtë mënyrë, ju përfitoni nga një numër i madh mjetesh, programesh dhe sistemesh, që janë në dispozicion për t’ju ndihmuar ju dhe agjentët tuaj...

Jemi prej 39 vjetesh në tregun ndërkombëtarë dhe kërkojmë në Shqipëri partner biznesi.

Individët e interesuar duhet të kenë këto karakteristika:


Njerëz të motivuar.
Entuziast për profesionin e tyre, për shërbimin dhe për kompaninë.
Ambicie për sukses dhe për të arritur qëllime financiare të larta.
Iniciativë për kontakte dhe relacione të qëndrueshme me klientët.
Këmbëngulje sepse historitë e vërteta të suksesit nuk arrihen në një ditë.
Puna në staf, sinqeriteti, bashkëpunimi me njëri tjetrin.
Dëshira për të mësuar dhe për të përmirësuar çdo ditë njohuritë e tyre



CENTURY 21 Albania
Rruga "Dëshmorët e 4 Shkurtit"
Pallati "Leskova", K.III
Tirana, Albania
e-mail: info@century21albania.com