PDA

View Full Version : Www.albmedia.eu



albmedia
29.01.2007, 13:05
http://albmedia.dsc.unibo.it/phpQ/fillsurvey.php?sid=14 (http://albmedia.dsc.unibo.it/phpQ/fillsurvey.php?sid=14)

Qëllimi i këtij sondazhi është që të sjellë një ide, një orientim apo një pikëpamje nga vete ne si publik i thjeshte dhe pasiv. Duke u nisur nga fakti i një prezence shumë të madhe mediash në vendin tone, ku deri më sot asnjëra nuk arrin ashtu siç duhet dhe të jetë përcjellëse e imazhit të vetë shoqërisë ku ajo vepron. Pikë se pari media shqiptare është një media pasive duke fillur që nga përbërja e saj sepse ajo nuk arrin që të prodhojë apo konsolidojë strukturën e saj komunikative dhe informative si në formë ashtu edhe në përmbajtje, por është thjeshtë një përçuese e asaj ç’ka shume studies quajne me termin “fluksi informativ të pakontrolluar, të ç’orietuar dhe shkatërrues për massat por frytdhënës për ato grupe apo individë që arrijnë ti kontrollojnë apo ti bëjnë për vete”.

Shoqëria shqiptare ka kaluar në këto 15 vite në disa periudha të ndryshme, si ekonomike, shoqërore dhe politike, ku nuk mund të lihet pa përmendur kalimi nga një informacion të kontrolluar dhe të përqëndruar, në një informacion pa kufi, pa rregulla dhe të drejta, pa etikë dhe moral, pa profesionalizëm dhe pa respekt për shoqërinë duke servirur në menyrë të rrufeshme ç’do lloj informacioni të pa shtjellaur.

Nga 1991 deri më sot vihet re një rritje shumë e madhe në shifra, por për të qënë realist kjo rritje ka ardhur më shumë nga ana sasiore sesa nga ajo cilësore, ç’ka e bën atë akoma edhe më të dëmshme për shoqërinë.

Nga 2000 deri tani në pamje të parë duket sikur ka pasur një edhe një rritje cilësore, por nuk janë as sasia dhe as cilësia ato ç’ka e bëjnë botën dhe mjetet e informacionit që të jenë në shërbim të vetë etikës së tyre në radhë të parë dhe së dyti të asaj ç’ka quhet e të bërit informacionin, por është përmbajtja ajo që i jep formën sistemit të informacionit. Nuk janë më fushat e bjellura me pambuk dhe kafe, as minierat dhe industria e çelikut që mateshin me sasi dhe cilësi, por është informacioni ai që udhëheq e që është i përbërë thjesht nga bit. Ku këtu në mënyrë themelore është për tu dalluar midis njësive të bazuara në atome dhe atyre të bazuara në bit. Shoqëria e informacionit është e përqëndruar në gjëra imateriale

JU DUHEN VETEM PAK CASTE DURIM!

TE GJITHE SE BASHKU MUND TE BEJME DHE SHPREHIM ME SHUME