PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Recepsioniste / Asistent - Ekonomiste



ELITE GROUP
12.08.2010, 16:16
ELITE GROUP, është një nga operatorët më të fuqishëm në tregun Shqiptar, i përbërë nga 10 kompani, të perfshira në industri të ndryshme si; ndertimet civile e industriale, minierat, transporti detar, studime për ambjentin, turizëm , real estate etj.

Elite Group kërkon të punësojë:



Recepsioniste / Asistent - Ekonomiste

Full time


*Përgjëgjësitë kryesore të pozicionit

- Të presë në mënyrë të përkryer telefonatat e kompanisë dhe të transferojë thirrjet ose mesazhet personave të duhur.
- Të ofrojë një pritje profesionale për të gjithë vizitorët e kompanisë
- Të mbajë regjistrin e hyrje – daljeve të punonjësve, dhe listë prezencën e tyre.
- Të përpunojë të dhënat e përgatisë raporte mujore ose sipas kërkesës së supervizorit.
- Të shpërndajë postën e ardhur në zyra, dhe të organizojë postimin ose dërgimin e dokumentave nga zyra në të tretë
- Të shkruajë, korrektojë, përkthejë, skanojë, printojë dokumenta sipas nevojave të zyrës.
- Të mbajë inventarin e kancelarive, shpërndarjen e tyre sipas kërkesave, dhe përgatitjen e listës së porosisë sipas nevojave të zyrës.

*Kërkesat për pozicionin

-Diplomë universitare, Dega Ekonomik .
-Eksperiencë pune të ngjashme minimumi 2 vjet
-Të njohë programin Alpha Platinium
-Të ketë njohuri shumë teë mira të gjuhës Italiane në të shkruar e folur. Njohuritë e mira edhe në gjuhen Angleze janë favorizuese
-Të punojë shumë mire me paketën Office
-E gatshme për të mësuar e përshtatur me politikat e kompanisë

*Dokumentacioni i kërkuar

-Letër interesi
-CV
-Kopje diplome
-Referenca punësh të mëparshme

Nëse jeni të interesuar, Ju lutem dërgoni informacionin e kërkuar në adresën info@elitegroup.al. Vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë do të kontaktohen. Afati i aplikimit 25 Gusht 2010.
*Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet.

Tel. : +355 4 2243 808