PDA

View Full Version : Shqiperi, ofrohen vende pune ne pozicionin Analitik/Operacional ne te gjitha deget e vendit



ProCredit Bank Albania
30.07.2010, 16:19
http://njoftime.com/images/biznesi/pcb_logoa.gif

Grupi ProCredit përfshin 21 institucione financiare, të cilat fokusohen në sigurimin e shërbimeve bankare për biznese shumë të vogla, të vogla dhe të mesme në ekonomitë në tranzicion dhe vendet në zhvillim. Për këto biznese ne përpiqemi të jemi "banka fqinje", e cila ofron shërbime financiare transparente dhe gjithëpërfshirëse. Rritja e këtyre bizneseve kontribuon në zhvillimin ekonomik dhe promovon krijimin e vendeve të reja të punës.
Përveç kësaj përpiqemi për të zhvilluar një kulturë kursimi midis individëve privatë dhe për të ofruar shërbime të përgjegjshme dhe transparente bankare për ata që jetojnë dhe punojnë në zonat në të cilat ne operojmë.



Aktualisht ProCredit Bank Shqipëri kërkon të rekrutojë në të gjithë degët e vendit :



Punonjës për bankën PROCREDIT


1. Pozicionin Analitik/Operacional

Përgjegjësitë kryesore:



Krijon dhe ruan marrëdhënie të shëndetshme midis klientëve dhe bankës;
Tërheq klientë të rinj;
Përpiqet maksimalisht të rrisë shitjet dhe mundësitë fitimprurëse të biznesit për klientë të caktuar;
Siguron kontakte të ngushta dhe asistencë për klientët në bazë të nevojave dhe sfidave të tyre, duke garantuar kënaqjen e klientit dhe duke nxitur rritjen e besimit të klientit;
Negocion marrëveshje/kontrata biznesi me klientin në përputhje me kushtet e miratuara nga banka;
Përditësohet me tendencat e tregut;
Merr pjesë në komitetet e biznesit/kredisë;
Përfshihet në aktivitete, panaire etj. të klientëve dhe i fton klientët të marrin pjesë në aktivitetet e bankës;
Përgatit dokumentacionin e duhur për të gjitha detyrat e mësipërme;
Shërben si Personi Kryesor i Kontaktit për klientë të caktuar të Bankës.



Nëse ju identifikoheni me qëllimet dhe vlerat etike të kompanisë tonë, jeni kurioz ndaj shteteve dhe kulturave të tjera si edhe zotëroni kualifikimet e mëposhtme:



Diplomë Universitare në Ekonomi;
Aftësi shumë të mira negociuese dhe në shitje;
Aftësi të mira ndikuese dhe komunikuese;
Aftësi të mira organizative dhe ndërpersonale;
Njohuri të mira të gjuhës Angleze;
Njohuri kompjuterike.

Ne ofrojmë një punë interesante dhe sfiduese në një mjedis dinamik, ndërkombëtar i cili karakterizohet nga një kulturë e hapur komunikimi. Dokumentet tuaja të aplikimit duhet të tregojnë qartë arsyen se pse ju mendoni se jeni të përshtatshëm për pozicionin për të cilin po aplikoni. Këto duhet të përfshijnë një deklaratë në të cilën ju shpjegoni motivimin tuaj për aplikimin duke iu referuar faqes sonë ndërkombëtare www.procredit-holding.com (http://www.procredit-holding.com/) dhe faqes së bankës sonë www.procreditbank.com.al (http://www.procreditbank.com.al/) .

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga ana e Sektorit të Burimeve Njerëzore dhe do të ftohen të marrin pjesë në një provë vlerësim. Njohuri bazë në matematikë dhe kontabilitet, si dhe njohuri themelore të gjuhës angleze do të kontribuojnë pozitivisht në kërkesën tuaj.

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Sektori i Burimeve Njerëzore dhe do të ftohen të marrin pjesë në një test vlerësimi. Njohja e matematikës bazë, kontabilitetit si dhe një njohja bazë e gjuhës angleze do të shërbejnë si faktorë pozitiv në aplikimin tuaj.



Ju lutemi të dërgoni aplikimin tuaj në adresën tonë të email-it: Burime_Njerezore@procreditbank.com.al.





ProCredit Bank



Sektori i Burimeve Njerëzore



Rruga “Dritan Hoxha”, Lapraka, Tirana



ose ne adresën e-mailit: Burime_njerezore@procreditbank.com.al (Burime_njerezore@procreditbank.com.al)