PDA

View Full Version : Tirane, ofrohet vend pune Drejtor në Sektorin e Operacioneve me Kartat



ProCredit Bank Albania
30.07.2010, 16:20
http://njoftime.com/images/biznesi/pcb_logoa.gif

Grupi ProCredit përfshin 21 institucione financiare, të cilat fokusohen në sigurimin e shërbimeve bankare për biznese shumë të vogla, të vogla dhe të mesme në ekonomitë në tranzicion dhe vendet në zhvillim. Për këto biznese ne përpiqemi të jemi "banka fqinje", e cila ofron shërbime financiare transparente dhe gjithëpërfshirëse. Rritja e këtyre bizneseve kontribuon në zhvillimin ekonomik dhe promovon krijimin e vendeve të reja të punës.
Përveç kësaj përpiqemi për të zhvilluar një kulturë kursimi midis individëve privatë dhe për të ofruar shërbime të përgjegjshme dhe transparente bankare për ata që jetojnë dhe punojnë në zonat në të cilat ne operojmë.



ProCredit Bank - Shqipëri, tashmë kërkon të rekrutojë për Divizionin e Operacioneve, në Zyrat Qendrore një:



Drejtor në Sektorin e Operacioneve me Kartat


Përgjegjësitë tuaja kryesore:



Menaxhimi dhe kontrollimi i të gjitha procedurave mbi kartat, ATM të dhe POS-et.
Mbajtje e një korrespondence me, Master Card/Visa Card ose banka të tjera kur nevojitet.
Mbatje gjithashtu e korrespondencës me Qendrën tonë të Procesimit dhe Bankave të tjera ProCredit në rajon.
Koordinimin dhe kontrollimin e operacioneve të të gjithë departamentit, për të garantuar arritjen e objektivave të përcaktuara nga drejtoria.
Shkëmbimin e informacionit me Drejtorinë dhe departamente të tjerë dhe sigurimin e një fluksi të duhur informacioni brenda departamentit.
Planifikimin e kapaciteteve personale, vlerësimin e stafin ekzistues dhe përzgjedhjen e stafit të ri.
Vendos për të gjitha cështjet operacionale brenda kuadrit të rregulloreve ekzistuese dhe vendimeve të drejtorisë.


Nëse ju identifikoheni me objektivat dhe vlerat etike të kompanisë tonë, jeni kurioz rreth vendeve dhe kulturave të huaja dhe keni kualifikimin e mëposhtëm:



Diplomë Universitare në Teknologji Informatike, Elektronikë Informatikë, Inxhinieri Kompjuterike dhe fusha të tjera të ngjashme.
Njohuri të shkëlqyera të gjuhës Angleze
Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe menaxheriale
Jo më pak se 3 vjet eksperiencë pune në pozicione menaxheriale
Aftësi dhe dëshirë për të marrë përsipër përgjegjësi dhe për të qenë korrekt


ne mund t’ju ofrojmë një punë interesante dhe sfiduese në një mjedis dinamik, ndërkombëtar të karakterizuar nga hierarkia e sheshtë. Dokumentet tuaja të aplikimit duhet të paraqesin qartë arsyen se jeni ju personi i duhur për pozicionin që po aplikoni. Aplikimi juaj duhet të përfshijë një deklaratë të detajuar ku të shpjegohet motivimi juaj për këtë aplikim si edhe t’i referohet përmbajtjes së faqes sonë ndërkombëtare të internetit (www.procredit-holding.com. (http://www.procredit-holding.com./)) dhe faqes sonë të internetit (www.procreditbank,com.al (http://xn--cdaaa.procreditbank,com.al/)). Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Sektori i Burimeve Njerëzore dhe do të ftohen të marrin pjesë në një test vlerësimi. Njohja e matematikës elementare, kontabilitetit si dhe njohja e shkëlqyer e gjuhës angleze do të shërbejnë si faktorë pozitivë në aplikimin tuaj.

Ju lutemi të dërgoni aplikimin tuaj deri më datë 17 gusht 2010 në adresën e mëposhtme:



ProCredit Bank



Sektori i Burimeve Njerëzore



Rruga “Dritan Hoxha”, Lapraka, Tirana



ose ne adresën e-mailit: Burime_njerezore@procreditbank.com.al (Burime_njerezore@procreditbank.com.al)