PDA

View Full Version : www.vizion-islam.com



arhual1
17.01.2007, 08:55
Ky Web-Site mirëmbahet nga shoqata kulturore Ardhmëria. Kjo është një organizëm i pavarur, i lirë që bashkon në gjirin e saj të rinj intelektualë të fushave të ndryshme. Shoqata ardhmëria është një shoqatë e pavarur jofitimprurëse e cila ushtron veprimtarinë e saj në të gjithë vendin.

Disa nga objektivat e kësaj shoqate janë:

<LI class=komentTXT>Të kontribuojë në zhvillimin dhe ngritjen kulturore të të rinjve në veçanti e të gjitha shtresave të ndryshme shoqërore në përgjithësi. <LI class=komentTXT>Të nxisë dhe të ndihmojë të rinjtë për arsimimin e tyre kryesisht në shkollat e larta të mesme të përgjithshme dhe profesionale <LI class=komentTXT>Të ushtrojë aktivitet bamirësie në ndihmë të të rinjve në veçanti dhe të gjitha shtresave shoqerore në nevojë në përgjithësi <LI class=komentTXT>Të kontribuojë në pasurimin e vlerave moralo-fetare tek te rinjtë.
Të ndërgjegjësoje shtresat e prekura shoqërore nga fenomenet denigruese të shoqërisë sonë si droga, Sida, prostitucioni, shfrytëzimi i të miturve etj.
Në kuadër të përmbushjes së këtyre qëllimeve Shoqata Kulturore Ardhmëria ka hapur një qëndër kulturore ku bëhet e mundur shoqërizimi i të rinjve me prejardhje të ndryshme nga të gjitha trevat e vendit, mbajtja e kurseve në gjuhë të huaja, si dhe atyre profesionale, hapja e një qëndre interneti falas kryesisht për studentët, mbajtja e kurseve parapërgatitore për pranimin në shkollat e larta etj.
Në vazhdën e përmbushjes së qëllimeve të saj, Shoqata Kulturore Ardhmëria ka bërë të mundur hapjen e një faqeje interneti, ku në fokus të saj janë vënë kryesisht çështjet e vlerave fetare por edhe ato kultorore.
Kjo si pasojë e mungesës së njohurive lidhur me religjionin në vendin tonë në përgjithësi dhe atë Islam në veçanti i cili është edhe feja e shumicës së popullsisë shqiptare.
Arsye të ndryshme historike dhe kulturore kanë bërë të mundur që brezit të ri ti mungojë pothuajse krejtësisht njohuria fetare dhe dija mbi vlerat që ajo mbart. Duke qenë të bindur se brumosja me vlerat e fesë dhe të jetuarit me to do të lehtësonte ose do ti jepte fund shumë prej problemeve sociale që po kalon sot vendi ynë, themeluesit e Shoqatës Kulturore Ardhmëria menduan të hapnin këtë faqe interneti, si mjet komunikimi i përhapur dhe mënyra më e mirë për të qenë në kontakt me sa më shumë njerëz, e cila do të plotësonte disi boshllëqet, lidhur me vlerat e fesë, që hasen në shoqërinë tonë.
Pjesa e parë e këtij siti është një hyrje në botkuptimin Islam. Konceptin mbi Zotin, njeriut, botën, natyrën, marrëdhëniet ndërmjet tyre etj. Pra në këtë pjesë ne dëshirojmë të përftojmë një paraqitje të koncepteve bazë Islame të shprehura në një gjuhë të kuptueshme, e cila do ta ndihmojë si atë që ka njëfarë njohurie fetare dhe atë që nuk e posedon një gjë të tillë, që të njihet me botkuptimin Islam.
Pjesa e dytë i dedikohet zhdukjes së një prej fenomeneve më shqetësuese së kohëve tona paragjykimet, stereotipet dhe keqkuptimet lidhur me Islamin. Për shkak të situatës historike që po kalojmë , fenomenit të terrorizmit etj. shumë koncepte të gabuara lidhur me Islamin kanë zënë vend në mendësinë e shumë njerëzve. Kjo gjë ka marrë përmasa aq të mëdha saqë shumë specialistë deklarojnë se Islami është feja më e keqkuptuar në botë. Duke qenë se këto keqkuptime cënojnë paqen dhe stabilitetin duke i lënë gjithnjë shteg Islamofobisë, ishte e natyrshme që një pjesë e mirë e kësaj faqeje ti dedikohej sqarimit dhe shfarosjes së këtyre keqkuptimeve. Dhe kjo gjë është ndërrmarrë në tre drejtime kryesore ku ky fenomen haset më shpesh.

<LI class=komentTXT>Islami dhe historia e tij <LI class=komentTXT>Statusi i gruas në Islam
Islami dhe fetë e tjera
Përmes artikujve, analizave, libërthave të sjella nga ne lidhur me çmitizimin e këtyre stereotipeve ne do të bëjmë të mundur që tia lehtësojmë rrugën anëtarëve të shoqërisë sonë drejt njohjes së vërtetë të Islamit.
Pjesa e tretë i dedikohet një shtrese pak më të veçantë.
E kjo ka të bëjë me muslimanët intelektualë që mund ta vizitojnë sitin, apo ndonjë intelektuali jomuslimanë apo muslimanë jopraktikantë të cilët edhe ata gjithashtu mund të jenë të interesuar për Sitin.
Këtyre grupeve është tentuar ti vihet në ndihmë përmes servirjes së artikujve më akademikë, analizave të gjata, të cilat mund të jenë si për çështje fetare ashtu edhe për çështje politike.
Pjesa e katërt edhe e fundit është një zonë relaksuese brenda Sitit. Që përfshih Artin, poezinë, kaligrafinë, arkitekturën, metafora të ndryshme etj.