PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Teknik per ATM; Teknik per POS



ASSECO-SEE
18.06.2010, 16:13
Nëse jeni në kërkim të një pune interesante ku të përdorni aftësitë tuaja – ASSECO SEE është vend i duhur për ju.


Asseco South Eastern Europe është kompania më e madhe në rajon në industrinë e teknologjisë së informacionit për sa i përket të hyrave nga softueri dhe shërbimet. Asseco SEE njihet qartë si partner i besueshëm dhe më i preferuar në realizimin e zgjidhjeve të teknologjisë se informacionit duke i shndërruar ato në vlerë të biznesit për klientët e saj. Për më shumë www.asseco-see.com.

Kërkojmë punonjës me eksperiencë që nuk i trëmben përgjegjësisë dhe që kërkojnë punë afatgjatë. Ju garantojmë punë interesante dhe sfiduese ku do të keni mundësi të rrisni kapacitetet tuaja dhe të jeni pranë me më të rejat në fushën e Teknologjisë Informatike.



Teknik për ATM:


Diagnostifikimi dhe gjetja e problemit në vendodhjen e klientit apo tërheqja e pjesës jofunksionale dhe kthimin e saj në servis për riparim.



Përdorimi i veglave si multimetri, softuerin diagnostifikues dhe veglat tjera të dorës.



Diagnostifikimi dhe zgjedhja e problemeve me lexues të kartave, receipt printer, PC dhe pjesët e tij, problemet me Cash dispenser, mënyrën e pastrimit të sensorëve etj


Teknik për POS:



Kontrollon lexuesin e kartes, lidhjet komunikuese, letrën dhe vendosjen e saj etj.




Ngritje e vazhdueshme profesionale nëpërmjet trajnimeve harduerike dhe softuerike të dedikuara për POS.




Përmbush të gjitha obligimet që dalin nga projektet për mirëmbajtje të POS.




Trajnon dhe ndihmon shitësit në përdorimin dhe veprimet me POS.


Përshkrimet e detajuara për pozitat e shpallura gjenden në ueb faqen tonë www.asseco-see.com

Të interesuarit duhet të plotësojnë formularin për aplikim të cilin do ta marrin pas kontaktimit në adresën: irida.nikolla@asseco-see.al
Aplikantët duhet t’i përmbahen procedurave të sqaruara për aplikim, aplikimet me CV nuk shqyrtohen.

Vetëm kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet sipas përshkrimit të pozitave FTOHEN në intervistë.

Afati i dorezimit te aplikimeve është i hapur deri më 25 QERSHOR 2010, ora 17:00