PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Mjek & Teknik Radiolog , Mjek Laboratori



Spitali Gjerman
16.06.2010, 14:55
German Hospital


Spitali i Gjerman me fokus kryesor në Kardio-Kirurgji kërkon të plotësojë stafin me kandidat të specializuar dhe me përvojë në pozicionet e mëposhtme:

Ø Mjekë Radiolog.
Ø Teknikë Radiolog.
Ø Mjekë Laboratori.





Mjekë Radiolog (MR 01)


Kualifikime & Kërkesa:




Të ketë përfunduar studimet e larta / Specialiteti Radiologji.
Minimumi 5-10 vjetë experiencë pune.
Të ketë njohuri të mira të paketës Microsoft Office
Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze, gjuha gjermane përbën përparsi


Detyrat dhe Përgjegjësitë:
Eksperience në imazherinë me prerje tërthore dhe atw kardiake.
Të kryej imazheri diagnostike duke përdorur :
1. X-Ray ,
2. MRI (Rezonancë Magnetike)
3. CT (Scanner)
4. Echo
5. Mammography



Të pyes pacientët sipas nevojave dhe të rregjistrojë të dhëna shtesë
Të përgatise raporte profesionale.
Të formulojë plane dhe proçedura për shërbimet e Radiologjisë.
Të koordinojë shërbimet Radiologjike me aktivitete të tjera mjekësore
Të sigurojë kontroll të cilësisë së imazheve
Të sigurojë standartet e mbrojtjes nga rrezatimi për pacientet dhe personelin
Të jetë i gatshëm për të punuar me turne.





Teknikë Radiolog (TR 02)


Kualifikime & Kërkesa:




Të ketë përfunduar studimet e larta.
Minimumi 3-5 vjet experience punë.
Të ketë njohuri të mira të paketës Microsoft Office
Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze, gjuha gjermane përbën përparsi.



Detyrat dhe Përgjegjësitë:



Të zotërojë aftësi teknike të larta për pajisjet radiografike me fokus kardiak.




X-Ray
MRI (Rezonance Magnetike)
CT (Scanner)
Mammography



Përgjegjës për hedhjen e të dhënave në sistemet e informacionit në mënyrë sistematike.
Të përgatisë pacientin për proçedurat radiografike duke vlerësuar me kujdes nevojat e pacientit.
Të operojë me kompiuter dhe pajisje të tjera radiografike për prodhimin dhe dokumentimin e imazheve, dhe të performojë masat e kontrollit të cilësesisë me qëllim që të sigurojë imazhe me cilësi maksimale.
Të përgatisë filmat e radiologjisë për interpretim nga Doktori Radiolog.
Të praktikojë masa të sigurta në radiografi dhe në mjedisin përreth.




Mjekë i Specializuar Laboratori (ML 03)


Kualifikime & Kërkesa:




Të ketë mbaruar specializimin “Mjekë Laboratori”
Liçencë për ushtrimin e aktivitetit si Mjekë Laboratori.
Eksperiencë pune: ( 5-10 vite)
Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze, gjuha gjermane përbën përparsi.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:


Kalibrim aparaturash.
Ekzaminim i lamave te gjakut
Mirëmbajten dhe zhvillimin e kualitetit të kontrollit për të gjitha testet e bëra në laborator. Intepretimin e të gjitha analizave dhe raportimin e rezultateve tek Drejtuesi i Departamentit Laboratorik.
Koordinon dhe punon ngushtë me departamente të tjera të spitalit për të lehtësuar proçedurat në raste urgjence dhe me turne.
Konsulence për vendosjen e rezulateve finale.




Të interesuarit të dërgojnë CV-në me fotografi brenda datës 20.06.2010 në adresën elektronike: email: info@spitaligjerman.com


Ju lutem mos harroni të specifikoni vendin tuaj të aplikimit në “Subject”me Kodin përkatës.

Vetëm të përzgjedhurit paraprakisht nga CV do të kontaktohen për intervist


Faleminderit !












Tel. : 04 22 72 645