PDA

View Full Version : Tirane, ofrohen dy vende pune te poziconit Menaxher



Shoqata e Ujesjelles Kanalizime te Shqiperise
11.06.2010, 09:06
NJOFTIM PER DY VENDE TE LIRA PUNE

Shoqata e Ujesjelles Kanalizimeve te Shqiperise është një grupim profesional, jo fitimprurës; që ka si synim përmirësimin e menaxhimit të sektorit Ujësjellës Kanalizime, duke e bërë atë eficient, të qëndrueshëm dhe me efikasitet të lartë, në përputhje me Rregullat dhe Legjislacionin Shqiptar në fuqi.

Shoqata e ben te mundur kete nepermjet trajnimeve te ndryshme per anetaret e saj, zhvillimit te programeve dhe projekteve te ndryshme, organizimit te Konferences dhe Ekspozites Kombetare te Sektorit te ujit ne Shqiperi, etj. Ndonese nje shoqate e re (ky vit shenon 10 vjetorin), fale punes dhe kontributit te saj, shoqata ka fituar besimin dhe respektin e qeverise dhe komunitetit te donatoreve ne Shqipëri, si një organizate qe ka punuar intensivisht për te përfaqësuar interesat e kompanive te furnizimit me ujë dhe kanalizimeve ne Shqipëri. Shoqata e Ujesjelles Kanalizimeve te Shqiperise luan sot rolin e liderit per sektorin e ujit ne rajonin e Ballkanit Perendimor, dhe eshte njekohesisht anetare me te drejta te plota e Shoqates Europiane te Ujit (EWA).


Pozicioni: Menaxher per sherbimet ndaj anetareve dhe administrates
Ne varesi te: Drejtorit dhe Zv. Drejtorit Ekzekutiv
Institucioni: Shoqata e Ujesjelles Kanalizimeve te Shqiperise

Pershkrimi i punes:
Shoqata e Ujesjelles Kanalizimeve te Shqiperise eshte duke kerkuar per te punesuar nje person me kohe te plote ne pozicionin e Menaxherit per sherbimet ndaj anetareve dhe administrates i cili do te permbushe detyrat e meposhtme:


Zhvillimi dhe zbatimi i programeve per te rritur numrin e anetareve ne te gjitha kategorite e anetaresimit duke perfshire shoqerite e ujesjelles kanalizimeve, sektorin publik dhe institucionet, sektorin privat;
Mirembajtja e gjithe dokumentaionit perkates ne lidhje me anetaresimin;
Pergatitja dhe publikimi i gazetes periodike te shoqates;
Organizimi i takimeve periodike te Bordit Drejtues te Shoqates dhe komiteteve te saj;
Organizimi i logjistikes se Konferences dhe Ekspozites vjetore ;
Zhvillimi dhe mbajtja e marredhenieve dhe kontakteve me jashte per llogari te shoqates;
Mirembajtja dhe administrimi i faqes se webit te shoqates;
Mbajtja e kontaktit me anetaret dhe sigurimi i informacioneve te ndryshme qe shoqata ve ne dispozicion per ta;
Mirembajtja e te ardhurave dhe shpenzimeve te shoqates dhe pergatitja e raporteve per kete qellim sipas kerkeses;
Mbeshtetja e Drejtorit Ekzekutiv per sa i perket ceshtjeve administrative te shoqates


Kerkesat e pozicionit te punes:


Diplome universitare ne gazetari, shkenca sociale, gjuhe letersi, marredhenie me publikun apo dege te tjera qe lidhen me keto.
Te kete eksperience pune mbi 5 vjet;
Duhet te zoteroje ne menyre shume te mire gjuhen angleze (te folur dhe te shkruar);
Duhet te kete aftesi ne perdorimin e programeve baze kompiuterike si Word, Excel, Outlook.



Pozicioni: Menaxher per trajnimet dhe zhvillimin profesional
Ne varesi te: Drejtorit dhe Zv. Drejtorit Ekzekutiv
Institucioni: Shoqata e Ujesjelles Kanalizimeve te Shqiperise

Pershkrimi i punes:
Shoqata e Ujesjelles Kanalizimeve te Shqiperise eshte duke kerkuar per te punesuar nje person me kohe te plote ne pozicionin e Menaxherit per trajnimet dhe zhvillimin profesional i cili do te permbushe detyrat e meposhtme:



Vezhgimi i vazhdueshem me qellim vleresimin e nevojave per trajnim per anetaret e shoqates
Zhvillimi dhe perditesimi ne menyre periodike I programeve te trajnimit te shoqates
Pergatitja dhe zhvillimi i kurseve te trajnimit te ofruara nga shoqata
Mbajtja e lidhjeve me shoqatat dhe insitucionet e tjera partnere me qellim zhvillimin e mundesive per trajnime per anetaret
Organizimi dhe zhvillimi i gjithe kurseve te trajnimit te shoqates
Zhvillimi dhe menaxhimi i programit teknik te konferences vjetore te shoqates dhe workshopeve te vecante
Menaxhimi i botimeve te ndryshme te shoqates dhe shitjes se tyre
Menaxhimi i bibliotekes se shoqates
Mbajtja e te dhenave per gjithe personat qe marrin pjese ne trajnimet e shoqates


Kerkesat e pozicionit te punes:


Diplome universitare e preferueshme ne inxhinieri mjedis(trajtim uji), hidroteknike apo dege te tjera qe lidhen me keto. Gjithsesi, kandidatet me background te ndryshem nga keto te listuar jane te mirepritur te aplikojne.
Te kete eksperience pune mbi 5 vjet;
Duhet te zoteroje ne menyre shume te mire gjuhen angleze (te folur dhe te shkruar);
Duhet te kete aftesi ne perdorimin e programeve baze kompiuterike si Word, Excel, Outlook.


Personat e interesuar duhet te dergojne CV e tyre ne shqip dhe anglisht ne adresen info@shukalb.com, jo me vone se data
18 Qershor 2010.

Shoqata e Ujesjelles Kanalizimeve te Shqiperise
Rruga "Pjeter Bogdani", Pall. "Teuta", Ap. 5/4
Tirane, Shqiperi
Tel: (+355/4) 2245 101
Fax: (+355/4) 2245 101
e-mail: info@shukalb.com (http://www.njoftime.com/mc/compose?to=info@shukalb.com)
Web: www.shukalb.com (http://www.shukalb.com/)