PDA

View Full Version : Elbasan, ofroj vend pune Agjent Shitjesh



UAB
10.05.2010, 13:01
Agjent Shitjesh për rrethin e Elbasanit

Kompania United Albanian Breweries sh.p.k. me aktivitet në fushën e lëngjeve / pijeve dhe qendër në Tiranë po zgjeron aktivitetin e saj. Në mënyrë që t’i përgjigjemi më mirë kërkesave të tregut, kërkojmë të punësojmë agjentë shitjesh.


Detyrat kryesore / Kërkesat:


Promovon shitjet.
Rregullon /Organizon pikat e shitjeve.
Mban kontakte të vazhdueshme me klientët.
Rregjistron të dhënat për porositë dhe shitjet.


- Të jetë me vendbanim në Elbasan (kusht i domosdoshëm).
- Të ketë mbaruar shkollën e Mesme. Mbarimi i Universitetit është avantazh.
- Të ketë njohuri për programet Microsoft Office.
- Të ketë aftesi të mira komunikuese. Njohuritë mesatare të gjuhës angleze janë avantazh.
- Të ketë 2 vjet eksperiencë pune në ketë pozicion.


Nëse kualifikimi dhe aftësitë tuaja plotësojnë këto kërkesa, lutemi të aplikoni në adresën e mëposhtme


Lutemi dërgoni CV tuaj në adresën e mëposhtme
Rr: “Vangjel Ceco”, Kombinat Tiranë
E-mail address: pmoci@uab.al
Tel.: + 355 4 2350991
+ 355 4 2352425
Fax: + 355 4 2352222