PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Drejtor Marketing



HR Abissnet sh.a.
05.03.2011, 13:30
Shoqeria Abissnet sh.a. eshte ISP-ja me e madhe ne Shqiperi me objekt te aktivitetit te saj kryerjen e sherbimeve te nderlidhjes me internet, e-mail, webhosting, telefoni etj. per abonente te ndryshem.Kjo shoqeri eshte themeluar ne vitin 2000 dhe ka nje shtrirje prej 90% ne te gjithe territorin e Shqiperise .

Shoqeria Abissnet sh.a. paraqet oferten e punes si me poshte vijon :


Drejtor Marketing

Pershkrimi i pergjithshem

Drejtori i Marketing-ut harton politikat dhe strategjitë e marketing-ut të shoqërisë. Zhvillon buxhetet e marketingut në përputhje me politikat dhe strategjitë marketing të shoqërisë.

Detyrat :
1.Drejtimi dhe mbikëqyrja e funksioneve marketing të shoqërisë për të identifikuar dhe zhvilluar përdorues të rinj për produktet dhe shërbimet e ofruara nga shoqëria;
2.Harton ofertat e produkteve dhe shërbimeve që duhet të ofrojë shoqëria në treg. Paraqet propozimet përkatëse prane Drejtorit të Përgjithshëm ose Këshillit Ekzekutiv të shoqërisë;
3.Mbikqyr, planifikon dhe zhvillon materialet marketing dhe të komunikimit të shoqërisë. Udhëheq marketingun e produkteve ose shërbimeve të reja të hedhura në treg nga shoqëria;
4.Administron dhe zhvillon marrëdhëniet me publikun të shoqërisë;
5.Mbikqyr përgatitjen, prodhimin dhe shpërndarjen e materialeve të shitjeve, ekspozimeve dhe programeve të promocionit etj


Kriteret e domosdoshme per aplikim jane :

1.Te kete mbaruar fakultetin Ekonomic dega Marketing.
2.Te kete minimalisht 3 vjet eksperience pune ne fushen marketingut..
3.Kualifikime dhe trajnime në fushën e marketingut dhe menaxhimit;
4.Te kete aftesi shume te mira komunikuese dhe drejtuese ;
5.Te jete i afte per te punuar nen presion dhe ne grup;
6.Njohuri shume te mira te programeve kompjuterike;
7.Te kete njohuri shume te mira te gjuhes angleze, preferohen dhe gjuhe te tjera te huaja te dyta.



Te interesuarit te dergojne CV-te e tyre prane adreses se zyrave tona :
E-mail: b.njerezore@abissnet.al (b.njerezore@abissnet.al)
Rruga: "Ismail Qemali", Pallati Abissnet, Tirane.
Telefon: 044300001/222