PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune SPECIALIST NË SEKTORIN E TEKNOLOGJISË SË INFORMACIONIT



DPPPP
06.04.2010, 08:29
REPUBLIKA E SHQIPERISE
MINISTRIA E FINANCAVE
DREJTORIA E PERGJITHSHME E PARANDALIMIT TE PASTRIMIT TE PARAVE



Njoftim publikimi për vënd të lirë pune.


Në zbatim të ligjit Nr.8549,datë 11.11.1999 “Statusi i Nënpunësit Civil”, Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave shpall konkursin për 2(dy) vënde të lira pune në pozicionin SPECIALIST NË SEKTORIN E TEKNOLOGJISË SË INFORMACIONIT.

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e përgjithshme në përputhje me nenin 12, të ligjit nr.8549,dt 11.11.1999 “Statusi i Nënpunësit Civil”
KËRKESA TË VEÇANTA PËR KANDIDATËT


Të ketë mbaruar arsimin e lartë në degët informatike, dhe/ose informatikë ekonomike, dhe/ose elektronikë, dhe/ose matematikë.
Nota mesatare mbi 7.5 përben avantazh.
Të ketë përvojë pune të paktën dy vjeçare në sektorët e teknologjisë së informacionit përbën avantazh.
Të ketë njohuri mbi sistemet e shfrytëzimit HP-Unix, Microsoft Windows 2000/2003 Server, Microsoft Windows XP, Microsoft Açess 2000/2003, Microsoft SQL Server 2000.
Te jete i certifikuar ne Oracle DBA përbën avantazh.
Te jete i certifikuar ne administrimin e rrjeteve kryesisht atyre CISCO perben avantazh.
Të zotërojë gjuhën angleze.


Paga e pozicionit është në kategorinë: IV-a (43000+240 lekë për çdo vit vjetersi )+15000.


Paraqitja e dokumentave

Kandidati duhet të paraqesë brënda datës 07/05/2010 në DPPPP këto dokumenta:
Kerkesen per aplikim; Curriculum Vitae; Fotokopje e noterizuar e kartes se identitetit dhe certifikate familiare; Fotokopje te diplomes dhe listes se notave; Fotokopje e Librezes se Punes; Certifikate apo deshmi e gjuheve te huaja dhe te kompjuterit; Vertetimin e gjendjes gjyqesore per vete dhe pjestaret e familjes, te pakten dy leter rekomandime nga eproret apo pedagoge tuaj. Mosparaqitja e dokumentave sjell skualifikimin e kandidatit
Konkurimi:Konkurimi është i hapur për nënpunësit civil të së njëjtës klasë me procedurat e lëvizjes paralele, ngritjes në detyrë si dhe për kandidatët jashtë administratës publike sipas procedurave të pranimit në shërbimin civil.Konkurimi do të bazohet në njohuritë për:Ligji Nr.8549, date 11.11.1999, "Statusi i Nepunesit Civil",Ligji Nr.8485, date 12.05.1999, "Kodi i Procedurave Administrative te Republikes se Shqiperise ".Ligji Nr.9131, date 08.09.2003, "Per Rregullat e Etikes ne Administraten Publike", Ligji Nr.9917 Date 19. 05.2008 "Per parandalimin e pastrimit te parave dhe financimin e terrorizmit", sistemet operative Windows 2003, Unix, Menaxhime rrjeti si dhe administrim i bazës së të dhënave.


Të gjitha njoftimet për shpalljet e vendeve të lira ,rezultatet e verifikimit paraprak si dhe datat kur do të zhvillohen testimet, mund t’i gjeni në adresën e D.P.P.P.P, www.fint.gov.al tel:+3554266074, e-mail:public.relation@fint.gov.al

Tel. : +3554266074