PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune SPECIALIST NE SEKTORIN E ANALIZES NE DPPPP



DPPPP
06.04.2010, 08:28
REPUBLIKA E SHQIPERISE

MINISTRIA E FINANCAVE


DREJTORIA E PERGJITHSHME E PARANDALIMIT TE PASTRIMIT TE PARAVE


Njoftim publikimi per vend te lire pune.
Ne zbatim te ligjit Nr.8549,date 11.11.1999 “Statusi i Nenpunesit Civil”, Drejtoria e Pergjithshme Parandalimit te Pastrimit te Parave shpall konkursin per 2 (dy) vende te lire pune ne pozicionin SPECIALIST NE SEKTORIN E ANALIZES NE DREJTORINE E ANALIZES DHE TEKNOLOGJISE SE INFORMACIONIT.
Kandidatet duhet te plotesojne kerkesat e pergjithshme ne perputhje me nenin 12 te ligjit nr.8549,dt 11.11.1999 “Statusi i Nenpunesit Civil”
Kerkesa te vecanta per kandidatet :


Te kete mbaruar arsimin e larte ne fakultetin Ekonomik,Juridik,Informatike Ekonomike.
Perben avantazh pervoja e punes e punes mbi 3 vjet ne sistemin financiar, bankar ose pune te lidhura me luften kunder pastrimit te parave,financimit te terrorizmit dhe krimit financiar.
Perbejne avantazh dhe prioritet certifikimet ne lidhje me parandalimin e pastrimit te parave dhe financimin e terrorizmit.
Të mos ketë konflikt interesi me subjektet e ligjit nr.9917 dt.19.05.2008 "Për parandalimin e Pastrimit të Parave dhe financimit te terrorizmit’’
Te kete njohuri shume te mira te gjuhes Angleze (ne te folur e ne te shkruar); njohja e nje gjuhe te dyte perben avantazh;
Te perdore shume mire programet baze te punes ne kompjuter.
Te kete aftesi te mira komunikuese dhe te punes ne grup.
Te njohe legjislacionin e informacionit te klasifikuar “sekret shteteror”.


Paga e pozicionit eshte ne kategotine IV-a (43000+240 leke per cdo vit vjetersi )+15000 .
Paraqitja e dokumentave
Kandidati duhet te paraqese brenda dates 03/05/2010 ne DPPPP keto dokumenta: Kerkesen per aplikim; Curriculum Vitae; Fotokopje e noterizuar e kartes se identitetit dhe certifikate familiare; Fotokopje te diplomes dhe listes se notave; Fotokopje e Librezes se Punes; Certifikate apo deshmi e gjuheve te huaja dhe te kompjuterit; Vertetimin e gjendjes gjyqsore per ju dhe anetaret e familjes, te pakten dy leter rekomandime nga eproret apo pedagoge tuaj. Mosparaqitja e dokumentave sjell skualifikimin e kandidatit.
Konkurimi:Konkurimi eshte i hapur per nenpunesit civil te se njejtes klase me procedurat levizjes paralele, ngritjes ne detyre si dhe per kandidatet jashte administrates publike sipas procedurave te pranimit ne sherbimin civil. Pas verifikimit paraprak, me date 17/05/2010 ne DPPPP, do te shpallet lista e konkurenteve qe do te vazhdojne me tej konkurimin si dhe data kur do te zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista me goje. Konkurimi do te bazohet ne njohurite per Kushtetuten e Republikes se Shqiperise; Ligji Nr.8549, date 11.11.1999, ”Statusi i Nepunesit Civil” Ligji Nr.8485,date 12.05.1999, “Per Rregullat e Etikes ne Administraten Publike”;Ligji 9917 date 19.05.2008 “Per parandalimin e pastrimit te parave dhe financimit te terrorizmit”;Ligji Nr.8365 date 02.07.1998 “Per Bankat ne Republiken e Shqiperise”,Ligji Nr.9258,date 15.07.2004”Per masat kunder financimit te terrorizmit”,Ligji“Per ratifikimin e konventes se Strasburgut; Ligji“Per ratifikimin e Konventes se Vjenes”;Ligji per ratifikimin e Konventes se Shtypjes se terrorizmit nderkombetar, te vitit 1999;Ligji nr.9086 date 19.06.2003 “Per disa ndryshime e shtesa ne Kodin Penal te Republikes se Shqiperise”;VKM nr.108 date 11.02.2005“Per menyren e organizimit,te funksionimit dhe pagat e punonjesve te DPPPP”.Udhezimet e Ministrit te Finanacave per te parandaluar pastrimin e parave dhe per te luftuar financimin e terrorizmit, ne sistemin doganor e tatimor; Udhezimi per format dhe procedurat e identifikimit dhe te raportimit nga organet qe licensojne personat fizike dhe juridike ne funksion te procesit te parandalimit te pastrimit te parave. Te gjitha njoftimet per shpalljet e vendeve te lira rezultatet e verifikimit paraprak si dhe datat kur do te zhvillohen testimet,mund ti gjeni ne adresen e Web Site te DPPPP, www.fint.gov.al (http://www.fint.gov.al/). tel:+35542266074; e-mail: public.relations@fint.gov.al

Tel. : 042266074 (tel:+35542266074)