PDA

View Full Version : AL, Tiranë ofroj vend pune SOS Edukator ne Komunitetin Rinor



SOS Komuniteti Rinor
04.12.2006, 13:07
lloji i njoftimit. : ofroj vend pune

Shteti............: AL,

Qyteti............: Tiranë

Shoqata SOS-Fshatrat e Femijeve Shqiperi eshte nje organizate private, pa qellime fitimi, humanitare, jo-politike dhe jo fetare, qe operon esklusivisht ne ndihme te femijeve qe kane humbur prinderit apo qe per arsye te ndryshme nuk mund te jetojne me prinderit e tyre dhe qe per rrjedhim kane nevoje per nje shtepi permanente te re.

Shoqata SOS-Fshatrat e Femijeve Shqiperi shpall konkurrimin per nje vend te lire, ne pozicionin Edukator ne SOS Komunitetin Rinor.



Kerkesat per aplikuesin:



Arsim i larte (preference kane aplikantet qe kane perfunduar studimet universitare ne shkencat sociale ose qe kane kryer trainime ne fushen sociale);
Mosha e preferuar eshte 26-35 vjec
Te jete i gatshem te punoje me femijet dhe te kete aftesine ti doje ata;
Te jete fleksibel, komunikues, krijues dhe i afte te punoje ne grup.
Te jete i afte te mesoje dhe i prirur drejt permiresimeve optimiste ne punen me femijet ne veshtiresi.
Te zoteroje gjuhen Angleze dhe te jete i afte te perdore kompjuterin;
Te kete pervoje pune jo me pak se 3 vjet ne fushen e edukimit .
Te mos jene marre ndaj tij, nga punedhenes te meparshem, masa disiplinore te largimit nga puna, per shkak te nje shkelje te rende disiplinore.

Paraqitja e dokumentave:

Personat e interesuar jane te ftuar te paraqesin prane Zyres Nacionale te Shoqates SOS-Fshatrat e Femijeve, Shqiperi dokumentat e meposhtme:

- Curriculum Vitae

- Kerkese per aplikim

- Diplome te Shkolles se Larte

- Liste Notash

- Deshmi te ndryshme kualifikimi

- Te pakten nje leter rekomandimi




Rruga “Pjeter Budi”, Pallati Klasik Konstruksion, Shk. B, Ap. 16, Tirane


Tel & Fax: 04 378 517

Email: soskd@soskd.org.al

Tel. : 04 378 517

Fax. : 04 378 517