PDA

View Full Version : Tirane, kerkohet Menaxher Marketingu



ORION sh.p.k.
10.03.2010, 15:28
ORION Construction sh.p.k

Njofton te gjithe te interesuarit per vendin vakant te Menaxherit te Marketingut.

Detyrat dhe Pergjegjesite Kryesore:

1.Harton raporte mbi kerkimin dhe zhvillimin e tregut, dhe del ne konkluzione mbi cmimin e shitjes.
2.Perpilon dhe menaxhon buxhetin e komunikacionit.
3. Harton strategji promocioni dhe i implementon ato.
4. Kerkon, zhvillon dhe zbaton strategji, standarte dhe praktika komunikimi ne gjithe kompanine, qe nxjerrin ne pah objektivat e kompanise.
5. Mbikqyr stafin e marketingut mbi sherbimin e klientit , mbi database-in e pageses se kesteve, dhe i qendron rigoroz afateve te pagesave.


Kriteret baze qe duhet te permbushin kandidatet jane:



Te kete mbaruar Fakultetin Ekonomik, profili ”Administrim Biznes” ose ”Marketing”.
Preferohen kandidatet me master ose MBA.
Eksperience pune ne marketing-shitje, 3-5 vjet (preferohet nga Sektori i Ndertimit ose nga kompanite e Komunikimit & Promocionit).
Aftesi te shkelqyera te gjuhes angleze.
Te jete energjik, novator dhe te kete aftesi te shkelqyera komunikuese dhe negociuese.
Te zoteroje patente dhe mjet levizes.


Te gjithe te interesuarit mund te dergojne CV-te e tyre me fotografi ne adresen e e-mailit: vendpune@gmail.com

Tel. : 04 22 33 202

Cel. : 069 40 59 333