PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Koordinator/e të Marrëdhënieve me Publikun



ProCredit Bank Albania
09.02.2010, 13:01
http://njoftime.com/images/biznesi/pcb_logoa.gif


ProCredit Bank – Shqipëri, pjesë e një rrjeti ndërkombëtar prej 22 bankash ProCredit e shpërndarë në të gjithë botën me më shumë se 21 407 punonjës, është një bankë tregtare e orientuar drejt zhvillimit. Aktualisht, ajo u shërben më shumë se 151 028 klientëve me 42 njësi biznesi në të gjithë vendin.

Aktualisht ProCredit Bank kërkon të rekrutojë për Drejtorinë e saj Qendrore në Tiranë, pranë Sektorit të Marketingut dhe Marrëdhënies me Publikun një:



Koordinator/e të Marrëdhënieve me Publikun


Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

Planifikon dhe zbaton planin vjetor të Marrëdhënieve me Publikun të ProCredit Bank.
Zhvillon një imazh të qendrueshëm për bankën nëpërmjet përdorimit të të gjitha mjeteve të komunikimit.
Përgjegjës për ruajtjen e një imazhi të pozitiv të bankës nëpërmjet përdorimit të gjitha mjeteve të Marrëdhënieve me Publikun.
Konsulton, monitoron dhe bashkëpunon me degët në lidhje me aktivitetet lokale dhe kombetare të Marrëdhënieve me Publikun.
Kryen takime të vazhdueshme me gazetarë ose grupe të ndryshme interesi.
Është përgjegjës për koordinimin e aktiviteteve të marrëdhënieve me publikun të bankës me të gjithë sektorët, degët dhe agjencitë.
Ndërmerr dhe koordinon aktivitete me përgjegjësi sociale me qëllim edukimin financiar
Përgjegjës për nxjerrjen e rregullt të lajmeve të brendshme dhe të jashtme .
Kërkesat:

Diplomë Universitare në Gazetari, Shkenca Komunikimi, Ekonomik, Juridik dhe Marrëdhënie me Publikun;
Aftësi të shkëlqyera të gjuhës Shqipe dhe Angleze në të shkruar dhe në të folur;
Preferohet të ketë të paktën 2 vjet eksperiencë pune në Marrëdhënie me Publikun.
Ne ofrojmë një mjedis profesional dhe dinamik pune, një paketë tërheqëse shpërblimi dhe mundësinë për të shprehur plotësisht potencialin tuaj profesional.

Ju lutemi dërgoni aplikimin tuaj, të përbërë nga një Formular Aplikimi ( të cilin mund ta gjeni në faqen tonë të internetit) , një Letër Motivimi, Curriculum Vitae, Diplomën dhe Listën e Notave (të Përkthyer) brenda datës 17 Shkurt 2010 në adresën e mëposhtme:



ProCredit Bank
Sektori i Burimeve Njerëzore
Rruga “Dritan Hoxha”, Lapraka, Tirana
ose adresa e-mail:Burime_njerezore@procreditbank.com.al (Burime_njerezore@procreditbank.com.al)