PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Menaxher/e agjensie turistike



Elite Travel & Tours - Tirane
08.02.2010, 16:51
Elite Travel & Tours - Tirane eshte nje agjensi relativisht e re ne tregun Shqiptar te turizmit e biletarise, por me nje ambicje te madhe e bashkepunetore te mundshem qe mund te garantojne suksesin.

Elite Travel & Tours kerkon te punesoje nje Menaxher/e me kohe te plote dhe te gatshem/gatshme te drejtoje Agjensine si nje partner ne Biznes.

Detyrat kryesore:


Organizimi, drejtimi dhe menaxhimi i agjensise
Perfaqesimi i agjensise ne kliente aktuale dhe te mundshem
Krijimi dhe rritja e kontakteve per kliente potenciale
Krijimi dhe mbajtja e marredhenieve me ofrouesit e sherbimeve/ partnere ekzistues dhe te rinj
Permiresimi i sherbimeve te ofruara dhe implementimi i risive te industrise
Permiresimi i performances se agjenteve
Implementimi dhe monitorimi i procedurave dhe dokumentacionin e detyrimet administrative.
Fillimi dhe ndjekja e procedures per licesnsimin e agjensise me IATA


Kerkesat per pozicionin
* Diplome Universitare (Preferohet Hoteleri - Turizem)
* Njohje shume e mire e gjuheve te huaja Anglisht & Italisht
* Njohje shume e mire e sistemit te biletarise Amadeus
* License personale IATA
* Eksperience pune ne industri me shume se 5 vjet.

Karakteristika personale
- Kanditati duhet te jete i/e vetemotivuar, te kete iniciative, dhe te kete aftesi organizative. Te jete i gatshem per te punuar jashte orarit, aftesi shume te mira komunikuese.

Te interesuarit te dergojne CV dhe Leter Interesi ne adresen info@elitegroup.al brenda dates 20 Shkurt 2010.

Tel. : +355 4 2243 808

Tel. : +355 4 2243 808