PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Specialist Marketingu



Banka Credins
22.01.2010, 16:27
Banka Credins eshte ne kerkim te kandidatit per pozicionin e Specialistit te Marketingut. Nder detyrat kryesore permenden:


1. Kujdeset per zbatimin e politikes se reklamave ne bashkepunim me Drejtorin e Drejtorise, me synim arritjen e objektivave te Bankes.

2. Pergatit materialin publikues, identifikon kanalet me efektive te publikimit si dhe media planin dhe mban lidhje me mediat dhe te gjithe kanalet e komunikimit masiv, si dhe agjencite e publicitetit.

3. Sugjeron dhe pergatit literaturen promocionale, te plote, te qarte me te gjitha karakteristikat dhe avantazhet per klientin ne perputhje me objektivat e strategjine e Bankes dhe fushaten e reklames.

4. Identifikon vendet e pasqyrimit te literatures promocionale ne te gjithe rrjetin e Bankes.

5. Kujdeset per pasqyrimin e sakte te logos dhe ngjyrave te emrit te Bankes ne gjithe literaturen promocionale.


Kandidati duhet te plotesoje keto kritere:

1. Diplome Universiteti ne Banke, Marketing. Studimet pas-universitare do ishin nje perparesi.

2. Kandidati duhet te kete aftesi te mira teknike ne lidhje me elementet grafike, te jete kreativ, i afte te punoje ne afate shtrenguese kohore, te kete aftesi te punes ne grup, te kete aftesi organizative, te kete stil te shkruari. Njohuri mbi aktivitetin bankar dhe produkteve e sherbimeve bankare.

3. Eksperienca te meparshme ne banke dhe ne fusha te ngjashme. Preferohet eksperience minimale 2-3 vjecare.

4. Njohuri te shkelqyera te programeve kompjuterike,

5. Te kete aftesi te mira te shprehuri me shkrim.

6. Njohuri shume te mira te gjuhes Angleze te folur dhe te shkruar


Aplikimet jane te hapura deri ne date 28 Janar 2010. Te interesuarit te aplikojne tek faqja jone ose te dergojne nje cv ne adresen info@bankacredins.com. Suksese!

Tel. : 042234096