PDA

View Full Version : AL, Tiranë ofroj vend pune Koordinator projekti



SOS Fshatrat e Femijeve, Shqiperi
13.11.2006, 13:46
lloji i njoftimit. : ofroj vend pune

Shteti............: AL,

Qyteti............: Tiranë

Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri shpall konkurimin për një vend të lirë, në pozicionin

Koordinator për projektin “Parandalimi i braktisjes së fëmijëve-Fuqizimi i Familjes”, i financuar nga Vodafone Group Foundation.



Përgjegjësitë

-Koordinon planifikimin dhe implementimin e projektit të fuqizimit të familjes

-Drejton zhvillimin e burimeve njerezore

-Siguron administrim dhe menaxhim financiar të projektit

-Ndërton sisteme për monitorimin dhe vlerësimin periodik të projektit

-Vendos dhe ruan bashkëpunime me organizata qeveritare dhe joqeveritare

-Pjesëmarrje në planifikimin e projekteve të reja të fuqizimit të familjes



Profili

-Të kete mbaruar studimet universitare ne fushen e shkencave sociale ose pedagogjike apo kurse te avancuara ne fushat e sipërpërmendura

-Të paktën 3 vjet eksperiencë në punën me fëmijët dhe familjet në nevojë

-Eksperiencë në menaxhim, monitorim dhe vlerësim projektesh

-Njohuri mbi të drejtat e fëmijëve

-Njohuri mbi cështje të zhvillimit social si: cështjet gjinore, edukimi, shëndeti, HIV/AIDS

-Të jetë i / e afte të punojë në grup dhe në mënyrë të pavarur

-Të ketë aftësi komunikuese të mira

-Të zotërojë gjuhën angleze në nivel mesatar



Ofrohen


Marrëdhënie të rregullta punësimi
Mundësi për një eksperiencë të shkëlqyer në punën me fëmijët dhe familjet në nevojë
Mundësi për zhvillim personal dhe profesional.
Paraqitja e dokumentave

Personat e interesuar janë të ftuar të paraqesin brenda datës 22.12.2006 pranë Zyrës Nacionale të Shoqatës SOS-Fshatrat e Fëmijëve, Shqipëri dokumentat përkatëse:

-Kërkesë për aplikim

-Curriculum vitae

-Kopje të diplomës së shkollës së lartë, listë notash

-Të paktën dy letra reference, ndër të cilat njëra nga punëdhënësi i fundit

-Dëshmi kualifikimi të ndryshme



Vetëm aplikantët e përzgjedhur në bazë të dokumentacionit, do të kontaktohen.

Data e fillimit të punësimit: 01 Shkurt 2007




Rruga “Pjeter Budi”, Pallati Klasik Konstruksion, Shk. B, Ap. 16, Tirane


Tel & Fax: 04 378 517


Email: soskd@soskd.org.al