PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune part time Mesues i Gjuhes Italiane



VIS Albania
06.01.2010, 12:49
Volontariato Internazionale per lo Sviluppo


Vullnetarizmi Ndërkombëtar për Zhvillim (VIS) është një organizatë jo fitimprurëse dhe është e pranishme në Shqipëri që nga viti 1994. Ndërhyrja e organizatës VIS është të mbështesë para së gjithash fëmijët dhe rininë shqiptare, duke krijuar mundësi pritjeje, edukimi shkollor dhe formimi profesional për të vendosur bazat e së ardhmes së tyre. Aktivitetet në këto vite kanë qenë gjithnjë në ndryshim me qëllim për t’u marrë në mënyrë të kualifikuar me një numër gjithnjë e më të madh përfituesish.

Sektorët e ndërhyrjes së VIS në Shqipëri:

Asistencë për fëmijët e rrugës
Formim profesional
Mbrojtja e të drejtave të fëmijëve
Promovimi i dinjitetit të gruas

Qendra Sociale Breglumasi
Aktivitetet që zhvillohen pranë Qendrës Sociale Breglumasi janë aktivitetete që u drejtohen fëmijëve dhe adoleshentëve të komunitetit si: kurse passhkollore në gjuhë shqipe dhe matematikë, kurs gjuhësh të huaja, kurs teatri, muzike, kërcimi, vizatimi dhe aktivitete sportive.


VIS Albania shpall konkurimin për një vend të lirë pune në pozicionin: Mësues i Gjuhës Italiane part-time

Kërkesat e pozicionit:

Të ketë përfunduar studimet e larta për Gjuhën Italiane;
Të ketë të paktën 2 vjet përvojë pune në mësimdhënie;
Aftësi të mira komunikuese dhe bashkëpunuese.

Kushtet kontraktuese:
Me kohë të pjesshme, me fleksibilitet orësh (4-6 orë në javë) gjatë orarit nga 13.30 -17.30 pranë Qendrës Sociale në Breglumas nga e hëna në të premte. Kursi i gjuhës italiane do të fillojë gjatë muajit shkurt.

Qendra Sociale Breglumasi i zhvillon aktivitetet e saj në Rr. Gjergj Legisi, Breglumas, Laprakë-Tiranë.


Paraqitja e dokumentave:
Personat e interesuar janë të ftuar të paraqesin brenda datës 15.01.2010 kërkesën për aplikim dhe Curriculum Vitae në adresat e mëposhtme:

Në adresën elektronike vistirana@albaniaonline.net (vistirana@albaniaonline.net)
Në adresën: Rr. Don Bosko, c/o Qendrës Sociale Don Bosko, Laprakë – Tiranë.



Vetëm aplikantët e përzgjedhur në bazë të dokumentacionit do të kontaktohen për intervistë.


*Për informacione të mëtejshme mund të na kontaktoni në numrin e telefonit të poshtëshënuar.



VIS Albania

Vullnetarizmi Ndërkombëtar për Zhvillim

Rr. Don Bosko c/o Qendra Sociale Don Bosko

Laprakë, Tiranë

Tel./fax: +355 42 240924

e-mail: vistirana@albaniaonline.net (vistirana@albaniaonline.net)

Tel. : +355 4 2240924