PDA

View Full Version : AL, AMC kerkon perfaqesues shitjesh per qytetet Vlore, Korce, Shkoder



Ofroj Pune
02.11.2006, 17:16
AMC ofron një mundësi të shkëlqyer për të gjithë ata individë te kualifikuar dhe energjikë të cilët kërkojnë të bëhen pjesë e një mjedisi dinamik dhe shpërblyes. Ne jemi një kompani që rritet me ritme të shpejta që i stimulojmë punonjësit me ambicie profesionale nëpërmjet benefiteve të shumta dhe mundësive për karrierë!

Ne kërkojmë PERFAQËSUES SHITJESH per qytetet Vlore, Korce, Shkoder.

DETYRAT KRYESORE TË POZICIONIT:

Promocion i shitjeve dhe mbështetja e pikave të shitjes së AMC-së.
Tregtimi i produkteve në pikat e shitjes së AMC-së
Inspektimi i tregut.
Mbajtje dhe zhvillim i abonenteve me kontratë.
Negocim me abonentet potenciale.
KUALIFIKIMET E KANDIDATËVE:

Të kenë diplomë universitare , Fakulteti Ekonomik, Administrim Biznesi/Profili Marketing.
Të kenë eksperiencë pune të mëparshme në fushën e Shitjeve/Marketingut.
Të kenë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze , e shkruar dhe e folur.
Të jenë të gatshëm për të punuar jashtë orarit normal të punës.
Të kenë leje per drejtim automjeti.
Të jenë të gatshëm për të udhëtuar në zona të ndryshme të Shqipërisë.
Të kenë njohuri te produkteve dhe shërbimeve të AMC-së.
Të interesuarit duhet të plotësojnë Formularin e Aplikimit, i cili gjendet:

Duke klikuar këtu (http://www.amc.al/al/New_application%20form.doc)
Pranë recepsionit të AMC-së ,në zyrat tona në Laprakë.
Pranë dyqaneve të AMC-së.
Formularin e plotësuar, së bashku me referenca dhe vërtetime për aftësitë dhe eksperiencat e përshkruara në të, mund ta dorëzoni në recepsionin e AMC-së, dyqanet AMC, ose në adresën e-mail human-resources@amc.al

Për cdo informacion, jeni të mirëpritur të kontaktoni, në Nr.04275151.

Data e fundit e aplikimit 10 nentor 2006.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur nga CV-ja do të lajmërohen