PDA

View Full Version : Shqiperi, Analist Kredie per deget ne Kukes, Shkoder, Lezhe dhe Lac



ProCredit Bank Albania
13.11.2009, 14:26
http://njoftime.com/images/biznesi/pcb_logoa.gif

ProCredit Bank – Shqipëri, pjesë e një rrjeti ndërkombëtar prej 22 Bankash ProCredit në të gjithë botën me mbi 21 407 punonjës, është një bankë tregtare e orientuar drejt zhvillimit. Aktualisht, ajo u shërben mbi 149 154 klientëve nëpërmjet 41 njësive të saj të biznesit në të gjithë vendin.

ProCredit Bank kërkon të rekrutojë për degët e saj në Shkodër, Kukës, Lezhë dhe Laç:



Analist Kredie

Qëllimi i Punës:

Analisti i Kredisё është përgjegjës për krijimin dhe ruajtjen e një portofoli kredie sa më cilësor. Ai/Ajo u siguron klientëve të gjithë informacionin e nevojshëm, duke garantuar në këtë mënyrë jo vetëm një fluks të përkohshëm, por gjithashtu edhe një rritje të numrit të klientëve. Nëpërmjet komunikimit të shkëlqyer dhe aftësive transparente, Analisti i Kredive tё vogla është përgjegjës gjithashtu për shitjen e produkteve të tjera të bankës te klientët.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

Krijimi dhe ruajtja e një portofoli kredie sa më cilësor.
Promovimi në tërësi i marrëdhënies klientë-bankë.
Mbledh përpunon dhe analizon të dhëna lidhur me besueshmërine dhe aftësinë paguese për klientёt.
Vlerësimi i riskut të aplikimeve të kredisë.
Paraqitja e rasteve në Komitetin e Kredisë.
Sigurimi i një shërbimi të shkëlqyer për klientin.
Shitja e produkteve të tjera të bankës pranë klientëve ekzistues dhe klientëve të mundshëm.
Administrimi dhe monitorimi i portofolit ekzistues të kredisë.
Nxitja dhe zbatimi i strategjive të veprimit për kreditë në vonesë ose që rrezikojnë të mos paguhen.
Raportimi në kohë pranë mbikëqyrësve.
Kërkesat

Diplomë universitare në fushat ekonomike.
Preferohet përvojë e mëparshme në sistemin bankar ose nё fushёn financiare.
Aftësi shumë të mira për të punuar në grup.
Njohuri të mira të gjuhës angleze.

Për stafin me përvojë ne ofrojmë një paketë pagese tërheqëse dhe mundësinë për të shprehur plotësisht potencialin tuaj profesional!

Ju lutemi dërgojeni aplikimin tuaj, të përbërë nga një Formular Aplikimi (të cilin mund ta gjeni në faqen tonë të internetit), një Letër Motivimi dhe një Curriculum Vitae, deri më datë 29 nёntor 2009, në adresën e mëposhtme:



ProCredit Bank
Sektori i Burimeve Njerëzore
Rruga: "Dritan Hoxha", Laprakë,Tiranë
ose
adresa e e-mail-it : Burime_Njerezore@procreditbank.com.al (Burime_Njerezore@procreditbank.com.al)