PDA

View Full Version : Pogradec, ofroj vend pune Analist Kredie



ProCredit Bank Albania
27.10.2009, 17:16
http://njoftime.com/images/biznesi/pcb_logoa.gif

ProCredit Bank – Shqiperi, pjese e nje rrjeti nderkombetar prej 22 Bankash ProCredit ne te gjithe boten me mbi 21, 277 punonjes, eshte nje banke tregtare e orientuar drejt zhvillimit. Aktualisht, ajo u sherben mbi 149,051 klienteve nepermjet 41 njesive te saj te biznesit ne te gjithe vendin.

ProCredit Bank kërkon të rekrutojë për degën e saj nё Pogradec:



Analist Kredie

Qëllimi i Punës:

Analisti i Kredisё është përgjegjës për krijimin dhe ruajtjen e një portofoli kredie sa më cilësor. Ai/Ajo u siguron klientëve të gjithë informacionin e nevojshëm, duke garantuar në këtë mënyrë jo vetëm një fluks të përkohshëm, por gjithashtu edhe një rritje të numrit të klientëve. Nëpërmjet komunikimit të shkëlqyer dhe aftësive transparente, Analisti i Kredive tё vogla është përgjegjës gjithashtu për shitjen e produkteve të tjera të bankës tek klientët.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

Krijimi dhe ruajtja e një portofoli kredie sa më cilësor;
Promovimi në tërësi i marrëdhënies klientë-bankë;
Mbledh perpunon dhe analizon te dhena lidhur me besueshmerine dhe aftesine paguese për klientёt e shumave te kredise deri në 30.000 Euro.
Vlerësimi i riskut të aplikimeve të kredisë;
Paraqitja e rasteve në Komitetin e Kredisë;
Sigurimi i një shërbimi të shkëlqyer për klientin;
Shitja e produkteve të tjera të bankës pranë klientëve ekzistues dhe klientëve të mundshëm;
Administrimi i portofolit ekzistues të kredisë;
Sigurimi i vazhdimësisë së numrit të klientëve në PCB;
Monitorimi i portofolit te tij të kredisë;
Nxitja dhe zbatimi i strategjive të veprimit për kreditë në vonesë ose që rrezikojnë të mos paguhen;
Raportimi në kohë pranë mbikqyrësve.
Kërkesat

Diplomë universitare në fushat ekonomike;
Preferohet pervoje e meparshme ne sistemin bankar ose nё fushёn financiare;
Aftesi shume te mira per te punuar ne grup;
Njohuri të mira të gjuhës angleze.

Për stafin me përvojë ne ofrojmë një paketë pagese tërheqëse dhe mundësinë për të shprehur plotësisht potencialin tuaj profesional!

Ju lutemi dërgojeni aplikimin tuaj, të përbërë nga një Formular Aplikimi (të cilin mund ta gjeni në faqen tonë të internetit), një Letër Motivimi dhe një Curriculum Vitae, deri më datë 6 nёntor 2009, në adresën e mëposhtme:


ProCredit Bank
ose adresa e e-mail-it: burime_njerezore@procreditbank.com.al (burime_njerezore@procreditbank.com.al)