PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Kostoist- Skedulist



ManeTCI
14.09.2009, 14:26
Kompania “ManeTCI”, kërkon të punësojë një Kostoist - Skedulist për t’iu bashkuar një prej projekteve më të mëdha në Shqipëri.

Detyrat:
·Është përgjegjës për përgatitjen, monitorimin, kontrollin, rifreskimin e grafikut të punimeve, si edhe kontrollin e kostos.
·Ndihmon manaxherin e projektit në ndjekjen e projektit në përputhje me skedulin dhe buxhetin.
·Ndihmon manaxherin e projektit dhe inxhinierin për të zhvilluar dhe zbatuar plane të ripërpunuara për rastet e paparashikuara në grafik dhe kosto.
·Punon së bashku me manaxherin e projektit, inxhinierin dhe stafin e kantierit për të planifikuar dhe programuar zbatimin e projektit, zhvillon paketa për të përcaktuar proceset e skeduluara te instalimit.
·Krijon, komunikon, ndjek dhe raporton progresin në kantier.
·Ndihmon në përgatitjen e manaxhimit periodik dhe/ose raporteve kontraktore sipas kërkesës së manaxherit të projektit.
·Rekomandon procese të reja sipas nevojes për përmirësimin e cilësisë, reduktimin e kostove dhe përmbushjes së afateve.
·Merr pjesë në takime për projektin dhe korrigjon grafikun e brendshëm si rezultat i deficiteve ose për të informuar stafin rreth ndikimit të grafikut të brendshëm, analizon kontratat e kontraktorëve në lidhje me grafikun kohor.
·Rishikon grafikun e punimeve dhe koordinon komentet.
·Analizon dhe rishikon nëse ka thyerje të ndonjë neni të kontratës, parashikon koston, analizon buxhetin.
·Programon takime pune së bashku me drejtorin teknik dhe kontraktorët.
·Kryeson dhe koordinon takime mujore lidhur me kostot dhe grafikun kohor,
·Ndjek fushën e ndërtimit dhe programimin ditor, mbron grafikun kohor dhe koston për projektin e integruar.
·Rishikon dhe analizon progresin e punës dhe raporton kontrollet mujore të grafikut.
·Analizon dhe vlerëson performancat kohore, kryen kontrolle mbi grafikun dhe rekomandon lehtësime.
·Përgatit dhe raporton statusin mujor tematik për drejtorin teknik.
·Monitoron procesin e ndryshimit të porosive dhe dërgesave.
·Ofron mbështetje në negocime dhe prezantime si dhe i përgatit ato.
·Mbështet dhe koordinon të gjitha çështjet e kontrollit të grafikut kohor së bashku me drejtorin teknik.
·Mbështet çdo kontroll tjetër programues sipas kërkesës, i raporton bordit drejtues.

Kualifikime:
·Të ketë mbaruar universitetin në degët, Inxhineri, Manaxhim Ndërtimi, Biznes ose edukime të tjera të ngjashme.
·Minimumi 10 vjet eksperiencë përkatëse në përgatitjen e kostos/ grafikut kohor.
·Aftësi efektive në kompjuter, ekperiencë në programin “Primavera Scheduling, MS Projects”, si dhe paketa të tjera standarde programuese.
·Aftësi efektive komunikuese, verbale dhe me shkrim me drejtuesit, kolegët dhe individët brenda dhe jashtë kompanisë.
·Aftësi analitike efektive dhe aftësi për zgjidhjen e problemeve, aftësi efektive organizuese, duke përfshirë aftësi për të planifikuar punën dhe vendosur prioritetet.
·Aftësi për të kryer shumë detyra njëkohësisht dhe i orientuar për detajet, njohuri dhe trajtim i sistemeve projektuese (kosto / grafikë kohorë)
·Aftësi për të funksionuar në një koorporatë shumëkombëshe, me kultura të ndryshme
·I motivuar, i organizuar. Të zotërojë etikë pune dhe integritet.
Zotërimi i patentës për drejtim automjeti përbën avantazh.

Kontakte:

E-mail :Adresa: QTU, Autostrada Tirane- Durres, km 6, Albania Tel: + 355 04 380 178/ s.hoxha@manetci.com.al (s.hoxha@manetci.com.al)
CV-te pranohen deri ne daten 30 shtator. JU MIREPRESIM!

Tel. : +355 42 380 178