PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Inxhinier i Sistemeve



PRONET KS
29.07.2009, 18:38
Pozita: Inxhinier i Sistemeve
http://www.pronet-ks.com/images/pikakaltert.gif


Përgjegjësitë dhe detyrat esenciale


Implementimi, konfigurimi, administrimi, dhe diagnostifikimi i teknologjive themelore të Windows platformës (Win200x Servers, Active Directory, DNS, Exchange, SQL, Sharepoint, SMS, ISA, etj)
Diagnostifikimi dhe zgjidhja e problemeve të lidhjeve të rrjetit në ambiente të shpërndara të LAN/WAN, duke bashkëpunuar me kolegët e Infrastrukturës së klientëve dhe ofruesve tjerë të telekomunikimeve
Analizimi dhe dokumentimi i sistemeve, arkitekturave dhe proceseve ekzistuese
Konfigurimi, administrimi dhe diagnostifikimi i aplikacioneve të ndryshme për ruajtjen e shënimeve (HP, Veritas, etj)
Zhvillimi, implementimi, dhe mirëmbajtja e strategjive për Disaster Recovery në përkrahje të teknologjive të përmendura me lartë
Planifikimi dhe ofrimi i trajnimeve specifike për administratorët e sistemeve dhe klientëve në përgjithësi
Asistimi i klientëve në fazën e kalimit në produkcion me sistemet e reja
Zbatimi i detyra tjera relevante që mund të përfshijnë testimin e produkteve të reja, testimin e kualitetit, testimin e hardverit, dokumentimin, dhe dizajnimin apo modifikimin e programeve të trajnimeve për klientë
Kualifikimet dhe eksperienca e kërkuar

Diplomë e nivelit Bachelor apo kombinim i edukimit, trajnimit dhe përvojës ekuivalente.
Së paku 3vite përvojë në detyra të lidhura me TI
Certifikata në Microsoft Mxxx, Cisco CCxx, HPxxx, EMC, VmWare janë përparësi
Përvojë me harduer, aplikacione dhe infrastrukturë në ambientet e ndërmarrjeve të mëdha
Përvoja në SAN është e dëshirueshme
Njohje e lartë e arkitekturës së Windows Server, Active Directory, dhe Windows Server Network Infrastructure
Njohje e lartë e strategjive dhe aplikacioneve për Server/Data Backup
Njohuri punuese të Microsoft Exchange, Microsoft SQL dhe Microsoft ISA Servers
Njohuri punuese të arkitekturave dhe teknologjive të TCP/IP LAN dhe WAN
Kuptim i Cisco IOS, routing, switching, firewalls, dhe VPN
Kuptim i SAN teknologjive dhe RAID arkitekturave
Kuptim i Disaster Recovery metodave dhe teknologjive
Njohja punuese e UNIX/Linux OS është plus
Aftësi të larta në përcaktimin e problemeve, diagnostifikim dhe RCA (root cause analysis)
Aftësitë tjera
Aftësi të larta komunikuese në shkrim dhe bisedë
Aftësi të demonstruara për të prioritarizuar efektivisht dhe ekzekutuar detyra nën presion
Aftësi të demonstruara për të punuar në ambient ekipor apo pavarësisht por sipas udhëzimeve të përgjithshme, me çka mund të arrihen caqet e implementimit apo përkrahjes me mbikëqyrje minimale
Aftësi të demonstruara për punë efektive me ekipe të funksioneve të ndryshme për të adresuar çështjet teknike apo ato të biznesit
Orientim dhe përkushtim i theksuar në shërbimin e klientëve
Aftësi për të kuptuar, analizuar dhe hulumtuar rreth problemeve të natyrës komplekse, dhe për të sjellë rekomandime dhe vendime për zgjidhjen e tyre
Aftësi për tu përgjigjur shpejtë në situata urgjente dhe për punë nën presionPer me shume (http://www.pronet-ks.com/punesimi/)