PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Menaxher i Produkteve



PRONET KS
29.07.2009, 18:37
Pozita: Menaxher i Produkteve


Përgjegjësitë dhe detyrat:
Të planifikojë, menaxhojë dhe të përmbush planin e shitjes për grupe të caktuara të produkteve dhe shërbimeve që ofrohen nga kompania
Të ketë njohuri të thella për produktet dhe shërbimet që ofrohen duke u trajnuar vazhdimisht dhe duke përcjellë zhvillimet në industri dhe në treg
Të gjenerojë shanse të reja për shitje përmes aktiviteteve të hulumtimit të tregut dhe të marketingut
Të përpilojë oferta për tenderë në mënyrë të pavarur apo në koordinim ekipor në kuadër të biznis planit të një departamenti në kuadër të kompanisë
Të menaxhojë me projekte përkatëse në fazat e parashitjes dhe shitjes si dhe me fazat tjera sipas nevojës dhe në koordinim me bashkëpunëtorë
Të njohë dhe të komunikojë shkëlqyeshëm me klientët e segmenteve përkatëse të tregut që janë cak i shitjes Kualifikimet dhe eksperienca e kërkuar:
Shkollim universitar ose i ngjashëm në këto lëmi: TIK, elektronikë, matematikë, menaxhment
Eksperienca në punë të njëjtë apo të ngjashme është përparësi
Njohuri të shkëlqyera për produktet dhe shërbimet që ofrohen
Çertifikime valide dhe të njohura në industrinë e TIK-së
Përvojë në punë të shitjes së produkteve të prodhuesve të njohur botëror, si: Microsoft, HP, Cisco, etj.
Njohje e theksuar e ekonomisë së tregut dhe e marketingut si dhe e tregut lokal të TIK
Aftësi të theksuara të komunikimit, prezantimit dhe negocimit në gjuhën shqipe dhe atë angleze
Aftësi të shkëlqyeshme organizative dhe kujdes i shtuar në detaje
Aftësi që ti përshtatet dinamikës së punës si dhe kërkesave apo detyrave të ndryshme të punës
Gatishmëri për punë në ekip, nën presion dhe të vlerësuar në bazë të rezultateve
Gatishmëri për mësim të vazhdueshëm, trajnime dhe çertifikime të rregullta profesionale
Përvojë në ngasje të veturës, posedim i dokumentit valid të udhëtimit, gatishmëri për udhëtime të shpeshta.Per me shume shko ( http://www.pronet-ks.com/punesimi/ )