PDA

View Full Version : Golem, kerkohet Administrator per Ambientet ne Bashkepronesi te Ndertesave te Banimit Dhe Sherbimit



Agikons
16.02.2013, 09:17
PERSHKRIM PUNE PER ADMINISTRATORIN E AMBIENTEVE NE BASHKEPRONESI TE NDERTESAVE TE BANIMIT DHE SHERBIMIT

Rezidenca “Marea Resort”, ne fshatin Qerret, Golem,

Kerkohet nje ADMINISTRATOR per mirembajtjen e Rezidences .Te interesuarit duhet te plotesojne keto kushte:


Te kete mbaruar arsim te larte;
Te njohe zonen te cilen do te administroje;
Te kete aftesi te mira komunikuese;
Te nderrmarre kontrolle periodike per promblemet teknike dhe higjeno-sanitare, per gjendjen e prones e te objekteve ne bashkepronesi si sisteme ndricimi, ashensore, sistemet e mbrojtjes kundra zjarrit, pranine e insekteve dhe paraziteve te demshme dhe i veprimeve per te zhdukur demtimet e prones apo pranine e faktoreve qe mund te perbejne rrezik per epidemi dhe semundje te ndryshme;
Te verifikoje dhe zgjidhe problemet dhe shqetesimet e ngritura nga departamenti i marketingut dhe ai inxhinierik;
Te disiplinoje perdorimin e sendeve te perbashketa dhe cilesine e sherbimeve ne interest e perbashket, ne menyre qe te sigurohet perdorimi sa me i mire i mjediseve dhe sendeve te perbashketa;
Te kryeje faturimin e sherbimeve te administrimit me korrektesi dhe pergjegjesi maksimale;
Te kordinoje aktivitetet e ndertimit me ato te mirembajtjes;
Te kete aftesi te pergatise raporte ne baze te shenimeve ditore te problemeve dhe ta paraqese ate te eprori ne cdo kohe ne baze te kontrolleve qe kryen cdo dite per zbatimin e rregullave te bashkejeteses.

Te menaxhoje e zgjidhe problemeve te ndryshme te dala gjate punes, si ato te marredhenieve mes klienteve ashtu dhe ato te mirembajtjes dhe te raportoje per cdo zgjidhje te dhene;
Te zbatoje vendimet e marra nga kompania, te karakterit disiplinor per zbatimin dhe mirefunksionimin e cdo elementi te rregullores se administrimit te pjeseve ne bashkepronesi,
Te kete njohuri dhe aftesi baze per zgjidhjen e problemeve elektrike e hidraulike si dhe cdo teme tjeter qe ka lidhje me mbarevajtjen e mirembajtjes;
Te jete mbi 40 vjec;
Prioritet i jepet aplikanteve qe jane banore te zones.






Shkollimi :



Mund te na kontaktoni ne numrat e meposhtem ose dergoni cv ne adresen e meposhtme :


Tel. : 048 830 003 Cel. : 0672064402
info@agikons.com