PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune shofer



Agikons
16.02.2013, 09:16
Shofer
Patente e klasit D
Te siguroje nje sherbim transporti te besueshem per klientet, punonjesit etj,. Si nje prioritet kryesor, te siguroje nje lidhje komunikative mes klienteve dhe stafit, te operoje dhe te ruaje automjetin qe i eshte dhene ne besim, si dhe te regjistroje cdo te dhene te automjetit dhe te klienteve.
Deklarimi i detyrave te pergjithshme:
Ky eshte nje pozicion me mjaft pergjegjesi, por jo mbikqyres. Detyrat e ketij pozicioni pune perfshijne operimin me dhe mirembajtjen e mjeteve te transportit me nje fokusim te vecante ne sigurine dhe miresjelljen qe duhet te tregohet ndaj klientit dhe punonjesve;
Te kryeje cdo dite kontrollin e automjetit , si perpara, ashtu edhe pas perfundimit te dites se punes;
Te kujdeset per higjienen e brendshme dhe te jashtme te automjetit;
Te kryeje sherbimet elementare per mirembajtjen e automjetit, kur eshte e nevojshme
Te furnizoje vazhdimisht me karburant automjetin
Te sigurohet qe kryerja e kontrollit periodik te jete perfunduar dhe raportuar;
Te dokumentoje perdorimin e automjetit per klientin apo punonjesin respektiv;
Te pergatise raporte per incidente apo aksidente te mundshme, sic e kerkon nevoja ;
Pasqyron nje qendrim pozitiv dhe nje rol model nderkohe qe siguron sherbimin e transportit;
Te ndihmoje klientet apo punonjesit pasagjere te cilet mund te jene me aftesi te kufizuara, ne momentin qe ata ndodhen ne automjetin qe shoferi mban
Te kryeje detyra te tjera sic mund te kerkohen sipas rastit.
Te siguroje sherbime te tjera sic kerkohet nga menaxheret e ndryshem te administrates, ne rast se ai nuk ndodhet ne sherbim per transport klientesh apo personeli.
Njohuri, aftesi dhe kualifikimi qe kerkohet:
Shoferi duhet të ketë një lejë drejtimi automjeti që i mundëson atij aftësinë për të transportuar në rrugë të sigurta personel dhe klientë edhe nëpërmjet një automjeti mikrobus, duke përfshirë këtu aftësinë për të lexuar, si dhe për të interpretuar shenjat e sinjalistikës rrugore edhe në gjuhën Angleze, përveçse asaj në gjuhën shqipe; të ketë aftësi të mira komunikuese në formë orale dhe në formë të shkruar; të jetë i aftë të përcaktojë marrëdhënie profesionale me klientët, kolegët, si dhe me punonjësit drejtues të stafit; të jetë I aftë të përgatisë raporte dhe shënime të kujdesshme e konçize, të ketë njohuri të mira për karakteristikat e mjetit që do t’i besohet, si dhe mbi mënyrën e operimit me të; të jetë në gjendje të kryejë mirëmbajtjen e mjetit dhe të dallojë nevojat e tij; të jetë I aftë për të kryer riparime të vogla të automjetit; të ketë aftësi të mira në interpretimin e politikave dhe procedurave rrugore, hartave dhe drejtimeve rutinë të punës.
Eksperienca dhe trainimi i pranueshëm:
Të ketë mbaruar gjimnasin;
Të jetë I moshës minimum 25 vjeç, si dhe të ketë një dosje të pastër ligjore.
Të ketë një eksperiencë dhe trainim disa vjeçar, që siguron dhe përmbush njohuritë dhe aftësitë e kërkuara.

Te interesuarit mund te dergojne email me cv e tyre ne : info@agikons.com ose te aplikojne online ne www.agikons.com
Adresa: Bllokur Rezidencial “Kodra e Diellit”, A0/1. Tirane, Albania.