PDA

View Full Version : AL, Tiranë oferta pune nga AMC



Ofroj Pune
09.09.2006, 10:20
AMC ofron një mundësi të shkëlqyer për të gjithë ata individë te kualifikuar dhe energjikë të cilët kërkojnë të bëhen pjesë e një mjedisi dinamik dhe shpërblyes. Ne jemi një kompani që rritet me ritme të shpejta që i stimulojmë punonjësit me ambicie profesionale nëpërmjet benefiteve të shumta dhe mundësive për karrierë!

Ne kërkojmë PERFAQËSUES SHITJESH
KUALIFIKIMET E KANDIDATËVE:

Të kenë diplomë universitare , Fakulteti Ekonomik, Administrim Biznesi/Profili Marketing.
Të kenë eksperiencë pune të mëparshme në fushën e Shitjeve/Marketingut.
Të kenë njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze , e shkruar dhe e folur.
Të kenë njohuri të gjuhës Greke.(Avantazh)
Të jenë të gatshëm për të punuar jashtë orarit normal të punës.
Të kenë leje per drejtim automjeti
Të jenë të gatshëm për të udhëtuar në zona të ndryshme të Shqipërisë.
Të kenë njohuri te produkteve dhe shërbimeve të AMC-së.
Ne kërkojmë INXHINIER ELEKTRONIK
KUALIFIKIMET E KANDIDATËVE:

Të jenë diplomuar në Inxhinieri Elektronike, profili Telekomunikacion me një mesatare mbi 7.
Eksperienca e punës në të njëjtin profesion përbën avantazh.
Të kenë njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze (e folur dhe e shkruar).
Të kenë njohuri shumë të mira të programeve të paketës Microsoft Office.
Të jenë fleksibël, të adaptueshëm ndaj ndryshimeve të vazhdueshme.
Të jenë të gatshëm për të punuar në grup.
Të kenë aftësi shumë të mira komunikimi me shkrim dhe me gojë.
Të jenë të gatshëm për të punuar me turne apo për të punuar në lartësi.


Ne kërkojmë KOORDINATOR KOMERCIAL
KUALIFIKIMET E KANDIDATËVE:

Të kenë diplomë universitare në degët Inxhinieri Elektronike, Informatikë ose Fizikë.
Të kenë eksperiencë pune në operatorët GSM (preferohet të kenë punuar në Zyrë Ligjore ose në një Departament Teknik)
Të kenë njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze , e shkruar dhe e folur.
Të kenë njohuri të mira të gjuhës Greke. (avantazh)
Të kenë njohuri shumë të mira të paketës MS Office. (Word, Excel,Powerpoint)
Të jenë përdorues të mirë të aparateve celularë, PC ose Laptop dhe të jenë të azhornuar me ndryshimet e teknologjisë.
Të shfaqin besim në vetvete dhe të jenë bashkëpunues.
Të kenë dëshirë dhe aftësi për të punuar në grup.
Të kenë aftesi shumë të mira komunikuese.
Të jenë të gatshëm për të punuar jashtë orarit normal të punës.
Të ruajnë konfidencialitetin.
Ne kërkojmë SPECIALIST MARKETINGU
KUALIFIKIMET E KANDIDATËVE:

Të kenë diplomë universitare në Ekonomi, profili Marketing.
Të kenë të paktën 2 vjet eksperiencë pune.(Preferohet eksperiencë në fushen e marketingut ).
Të kenë njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze (e folur dhe e shkruar).
Të kenë njohuri të gjuhës Greke.(Avantazh)
Të kenë njohuri shumë të mira të programeve të paketës Microsoft Office.
Të jenë përdorues të mirë të aparateve celularë, PC ose Laptop dhe të jenë të azhornuar me ndryshimet e teknologjisë.
Të shfaqin besim në vetvete dhe të jenë bashkëpunues.
Të kenë dëshirë dhe aftësi për të punuar në grup.
Të kenë aftesi shumë të mira komunikuese.
Të jenë të gatshëm për të punuar jashtë orarit normal të punës.
Të ruajnë konfidencialitetin.

Të interesuarit duhet të plotësojnë Formularin e Aplikimit (http://www.amc.al/al/ApplicationForm.doc), i cili gjendet:
Në Internet, adresa www.amc.al (http://www.amc.al/al/ApplicationForm.doc)
Pranë recepsionit të AMC-së ,në zyrat tona në Laprakë.
Pranë dyqaneve të AMC-së.

Formularin e plotësuar, së bashku me referenca dhe vërtetime për aftësitë dhe eksperiencat e përshkruara në të, mund ta dorëzoni në recepsionin e AMC-së, dyqanet AMC, ose në adresën e-mail human-resources@amc.al

Për cdo informacion, jeni të mirëpritur të kontaktoni, në Nr.04275151.