Log in

View Full Version : Tirane, ofrohet pune Menaxher Operacionesh



Agikons
16.02.2013, 09:05
Menaxher Operacionesh
Siguron pajisje e materiale te tjera per aktivitetin e administrates dhe kontrollon perdorimin e tyre.
Grumbullon e dorezon dokumentat e inxhiniereve (prezenca e punetoreve me norme) dhe dorezimi i tyre tek financa.
Mbajtja dhe kontrolli i levizjes se punonjesve te administrates sipas orarit te caktuar.
Mbikqyrja e levizjes se shofereve dhe zbatimin e gatishmerise te orareve nga ana e tyre.
Raportimi i problemeve teknike dhe kontaktimi i menjehershem me sektoret e kompanise sipas rastit per zgjidhjen e tyre sa me te shpejte informimi i titullarit sipas rastit e zgjidhja e tyre.
Organizon e merr pjese ne intervistimin e kandidateve qe konkurrojne per asistente zyre dhe trajnimi i tyre.
Publikimi i njoftimeve per pune, negocimi i cmimeve te ketyre publikimeve dhe perpjekje per te rritur pergjigjet ndaj publikimeve.
Kryerja e raporteve te shpenzimeve dhe procesverbaleve.
Protokollimi i te gjitha shkresave qe hyjne apo dalin nga shoqeria (korrespondenca dhe dokumentat e veprimeve te zyres qe kryen kompania me institucione te tjera)
Mban regjistrin e gjithe dokumentacionit qe percillet ne zyren e Noterise.
Menaxhon punen e drejtorise dhe departamenteve per realizimin e objektivave ne funksion te detyrave te ngarkuara.
Bashkepunon dhe bashkerendon punen e Departamenteve te tjera brenda kompanise sipas rregullores.
Mban kontakte dhe perfaqesimi me administrates shteterore dhe per marrjen e korrespondences si dhe te informacioneve te tjera, kontrollon afatet e kryerjes dhe dhenies pergjigje ose zgjidhje te problemeve.
Njohurite, aftesite dhe eksperienca
• Te kete mbaruar arsimin e larte
• Te njohe nje gjuhe te huaj te BE
• Te njohe programet baze te punes ne kompjuter
• Te kete aftesi komunikuese, drejtuese, organizuese.
• Mbi 5 vjet eksperience pune.
• Te jete i afte te raportoje ne kohe dhe me eficence ne lidhje me detyrat e ngarkuara.
Te interesuarit mund te dergojne email me cv e tyre ne : info@agikons.com ose te aplikojne online ne www.agikons.com
Adresa: Bllokur Rezidencial “Kodra e Diellit”, A0/1. Tirane, Albania.